“Dëshiroj të takohem me Papulias në Tiranë”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje ambasadorin e ri të Republikës së Greqisë në vendin tonë, Nikolas Pazios me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Në këtë takim, presidenti Topi vuri në dukje marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë dhe po ecin në mënyrë progresive mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe shprehu besimin në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, për zhvillimin ekonomik, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, lëvizjen e lirë të njerëzve, etj. Duke i uruar ambasadorit Pazios suksese në përmbushjen e misionit diplomatik në vendin tonë, presidenti Topi i ka transmetuar atij përshëndetjet më të mira e miqësore për Presidentin e Greqisë, Papulias, me dëshirën për t u takuar së afërmi në Tiranë. Në vijim të bisedës, Kryetari i Shtetit u ndal në disa prej arritjeve thelbësore të vendit tonë në rrugën e tij të integrimit në strukturat euroatlantike, duke nënvizuar marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si vlerësim ndaj reformave në vend dhe përgjegjësi ndaj përballjes së sfidave të përbashkëta. Në këtë drejtim, presidenti Topi vlerësoi dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për vendin tonë për integrimin në BE dhe në NATO, duke u shprehur se shpreson në një ratifikim sa më të shpejtë të MSA-së nga parlamenti grek. Nga ana e tij, ambasadori Pazios e falënderoi presidentin Topi për pritjen dhe e siguroi atë se do të përmbushë me përkushtim detyrën e tij në Shqipëri, në shërbim të thellimit të bashkëpunimit të frytshëm dypalësh mes dy vendeve dhe popujve tanë. Z. Pazios theksoi se kjo vjen jo vetëm në kuadrin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona, por se Greqia e shikon Shqipërinë si një vend partner të rëndësishëm në konfigurimin rajonal duke e siguruar njëkohësisht Kreun e Shtetit shqiptar rreth mbështetjes së palëkundur për përmbushjen e aspiratave integruese të vendit tonë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008