Njohja e pavarësisë së Kosovës mbështetje e stabilitetit
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Senatit të Polonisë, Bogdan Boruseviç. Ajo vlerësoi vendimin e Polonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës vetëm një javë pas shpalljes së saj. Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Boruseviç, nisi sot vizitën zyrtare dyditore në Shqipëri, në krye të një delegacioni parlamentar, me takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë prononcimit për mediat, Topalli vlerësoi mbështetjen që Polonia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, i ka dhënë vendit tonë në kuadër të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, por edhe për procese të tjera integruese. Ajo evidentoi faktin se më 26 shkurt Polonia njohu pavarësinë e Kosovës dhe, sipas saj, ky është një kontribut tjetër i këtij vendi në drejtim të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë". Duke veçuar marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve, Topalli tha se "gjatë takimit diskutuam për fusha të ndryshme në të cilat mund të orientohet bashkëpunimi ynë ekonomik". Ajo vlerësoi bashkëpunimin mes ministrive të Arsimit të dy vendeve dhe bursat që jep Polonia për studentët shqiptarë". Kryeparlamentarja Topalli shprehu bindjen se "intensifikimi i mëtejshëm i raporteve mes dy parlamenteve, do të jetë një inkurajim shumë i rëndësishëm për zhvillime të mëtejshme në fusha të tjera". Ndërsa Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Boruseviç, u shpreh se është e nevojshme diplomacia ndërparlamentare mes dy vendeve. "Është fakt se kryetarët e parlamenteve të dy vendeve tona kanë kontakte më të shpeshta sesa kryetarët e qeverive",- tha zoti Boruseviç, duke prezantuar para medias anëtarët e delegacionit parlamentar polak.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008