Bursat ndërkombëtare sërish me kokë poshtë
Çmimet e aksioneve në gjithë botën kanë rënë ndjeshëm në mes pesimizmit që po thellohet rreth gjendes së ekonomisë globale. Çmimet në gjithë bursat kryesore evropiane ranë midis 7-10%, ndërsa shifrat zyrtare treguan se ekonomia britanike kishte pësuar tkurrje me gjysëm përqind në çerekun e tretë të këtij viti, një rënie më e madhe nga çfarë pritej.
Është tkurrja e parë e këtij lloji në gjashtëmbëdhjetë vjet dhe pasoi paralajmërimet e bëra nga kryeministri britanik, Gordon Broën dhe Guvernatori i Bankës së Anglisë se Britania po shkonte rdejt recesionit.
Nga ana tjetër vendet e OPEC-t ulin prodhimin. Organizmi më i madh i vendeve prodhuese të naftës ka vendosur të ulë prodhimin me 1.5 milionë fuçi në ditë në përpjekje për të ndaluar rënien e çmimeve të naftës.
Ulja përbën 4.5% të prodhimit të OPEC-ut dhe rreth 2% të prodhimit të përgjithshëm botëror. Ajo do të hyjë në fuqi në nëntor. Pas një takimi urgjent në Vjenë, OPEC- tha se ndërmori veprimet pasi furnizimi me naftë ishte përtej kërkesës dhe se çmimet kishin rënë dramatikisht në javët e fundit.