Punonjësi i OSSH-së ha dru për faturën afrofe
Një faturë afrofe është
bërë shkak për rrahjen
e një faturisti
të OSSH-së. Ngjarja ka
ndodhur rreth orës 10:00, të ditës
së djeshme, në qytetin e Maliqit,
ku tre persona kanë rrahur faturistin,
pasi kanë pretenduar se ky
i fundit ishte paralajmëruar disa
herë prej tyre, për shkak se shtonte
kuotën e konsumit edhe pse
nuk ishte harxhuar dhe priste
fatura afrofe.
Policia e Korçës ka bërë të ditur
se ka ndaluar një person dhe
ka shpallur dy të tjerë në kërkim,
për shkak të dhunës fizike që
kanë ushtruar ndaj faturistit të
qytetit. Ngjarja ka ardhur si pasojë
e një konflikti, kur lexuesi i
matësit të energjisë elektrike ka
shkuar në banesën e motrës së
një prej autorëve, duke i vendosur
një faturë afrofe dhe kjo, sipas
pretendimeve të të ndaluarit, që
ka dhënë edhe shpjegimet për
uniformat blu, është bërë në
mënyrë të përsëritur.
Ndërsa kanë shkëmbyer disa
fjalë me faturistin, emri i të cilit
nuk është bërë i ditur, tre personat
kanë kaluar në dhunë fizike
duke e rrahur si për t‘i dhënë një
mësim, që të mos vendoste fatura
të kripura ndaj motrës së një
prej autorëve dhe pikërisht 27-
vjeçarit Olger Asimllari.
Burime zyrtare të policisë
kanë bërë të ditur se ka ndaluar
një nga tre autorët e dhunës,
Azem Marjanakun, 25 vjeç, ndërsa
po kryhen kërkime për kapjen
e dy personave të tjerë, që kanë
bashkëpunuar në rrahjen e faturistit,
të cilët janë Riza Marjanaku,
37 vjeç dhe Olger Asimllari 27 vjeç.
Faturisti i Maliqit ka denoncuar
të tre personat pranë komisariatit,
duke pretenduar se është
goditur për shkak të detyrës.
Por, ndërsa policia ka bërë ndalimin
e Marjanakut, ky i fundit ka
deklaruar se kanë dashur t‘i japin
një mësim për shkak se ka vendosur
rregullisht fatura afrofe
ndaj motrës së Asimllarit. Policia
lokale, e cila ka kryer veprimet
hetimore për këtë rast, ka ngritur
edhe akuzën e "goditjes për shkak
të detyrës e kryer në bashkëpunim".
bërë shkak për rrahjen
e një faturisti
të OSSH-së. Ngjarja ka
ndodhur rreth orës 10:00, të ditës
së djeshme, në qytetin e Maliqit,
ku tre persona kanë rrahur faturistin,
pasi kanë pretenduar se ky
i fundit ishte paralajmëruar disa
herë prej tyre, për shkak se shtonte
kuotën e konsumit edhe pse
nuk ishte harxhuar dhe priste
fatura afrofe.
Policia e Korçës ka bërë të ditur
se ka ndaluar një person dhe
ka shpallur dy të tjerë në kërkim,
për shkak të dhunës fizike që
kanë ushtruar ndaj faturistit të
qytetit. Ngjarja ka ardhur si pasojë
e një konflikti, kur lexuesi i
matësit të energjisë elektrike ka
shkuar në banesën e motrës së
një prej autorëve, duke i vendosur
një faturë afrofe dhe kjo, sipas
pretendimeve të të ndaluarit, që
ka dhënë edhe shpjegimet për
uniformat blu, është bërë në
mënyrë të përsëritur.
Ndërsa kanë shkëmbyer disa
fjalë me faturistin, emri i të cilit
nuk është bërë i ditur, tre personat
kanë kaluar në dhunë fizike
duke e rrahur si për t‘i dhënë një
mësim, që të mos vendoste fatura
të kripura ndaj motrës së një
prej autorëve dhe pikërisht 27-
vjeçarit Olger Asimllari.
Burime zyrtare të policisë
kanë bërë të ditur se ka ndaluar
një nga tre autorët e dhunës,
Azem Marjanakun, 25 vjeç, ndërsa
po kryhen kërkime për kapjen
e dy personave të tjerë, që kanë
bashkëpunuar në rrahjen e faturistit,
të cilët janë Riza Marjanaku,
37 vjeç dhe Olger Asimllari 27 vjeç.
Faturisti i Maliqit ka denoncuar
të tre personat pranë komisariatit,
duke pretenduar se është
goditur për shkak të detyrës.
Por, ndërsa policia ka bërë ndalimin
e Marjanakut, ky i fundit ka
deklaruar se kanë dashur t‘i japin
një mësim për shkak se ka vendosur
rregullisht fatura afrofe
ndaj motrës së Asimllarit. Policia
lokale, e cila ka kryer veprimet
hetimore për këtë rast, ka ngritur
edhe akuzën e "goditjes për shkak
të detyrës e kryer në bashkëpunim".