KLD-ja denoncon në Prokurorinë e Përgjithshme gjyqtarin e Matit
Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka kërkuar
Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e fakteve dhe
hetimin e të dhënave mbi një shqetësim zyrtar, raportuar
pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit
Vaso Bako.
"Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një pjesë
e veprimtarisë ligjore të të cilit konsiston në verifikimin e
ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve të Republikës,
ka administruar një kasetë filmike, në të cilën pretendohet
se gjyqtari V.B., është regjistruar duke marrë ryshfet.
Materiali është depozituar pranë Këshillit të Lartë të
Drejtësisë nga kryetari i Gjykatës së Rrethit Mat, mbi pretendime
nga përfaqësues të avokatisë pranë këtij rrethi",
tha dje KLD-ja.
Sipas tyre, nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
është urdhëruar verifikimi i ligjshmërisë së veprimtarisë
gjyqësore ndaj gjyqtarit mbi baza ankimi konkret,
dhe njëkohësisht, i është nisur për kompetencë dhe për
një hetim më të thellë të çështjes materiali i nevojshëm
pranë organit të akuzës shqiptare, si autoriteti i vetëm, i
cili mund të vendosë fillimin e procedimit penal.