E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje vdes 4 plagosen aksidente ne Durres dhe Elbasan

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën e Shkozëtit që lidhet me Plepat në Durrës. Një autoveturë ka përplasur për vdekje një kalimtar të moshës 72 vjeç, në kohën që ai ishte duke kaluar në rrugë. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se nga përplasja ka mbetur i vdekur shtetasi Faslli Goli, 72 vjeç, banor i zonës së Plazhit.

Ai është përplasur nga autovetura tip Mercedes Benz me targa DR 7892 B, e cila drejtohej nga Fehmi Gruçka, 50 vjeç banor i fshatit Arapaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.40 të ditës së djeshme, ndërkohë që sapo është njoftuar aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektiva të policisë rrugore. Nga hetimet e para mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e autovetures që drejtohej nga shtetasi Fehmi Gruçka. Personi në fjalë është ndaluar nga policia dhe akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

********
Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave të së njejtës familje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës ku mjeti me targa të huaja udhëtonte nga Elbasani drejt Lushnjes, por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit Lutfi Sula humb kontrollin dhe si pasojë e kësaj ka dalë nga rruga.

Konkretisht të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetiti Lutfi Sula 42 vjeç, bashkëshortja e tij Fitnete Sula 38 vjeç si dhe dy fëmijët Meleq dhe Fatjon Sula përkatësisht 8 dhe 4 vjeç. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor ku nga të dhënat paraprake, mësohet se shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetiti si dhe dalja nga rruga e tij. Katër të plagosurit janë dërguar urgjentisht për në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, për të marrë mjekimin e duhur.

A.Kalemasi/B.Dybeli                

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›