E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat, një fuçi naftë 36 USD

 

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka vijuar rënien e tij. Një fuçi naftë është kuotuar dje me 36 dollarë. Ndërkohë sipas mediave të huaja OPEC pritet të ulë së shpejti prodhimin e tij. Por pavarësisht kësaj deklarate, çmimi i arit të zi vazhdon të pësojë rënie. Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, çmimi i naftës ka pësuar një rënie drastike në bursat ndërkombëtare. Në korrik çmimi i arit të zi theu çdo rekord të shënuar më parë. Një fuçi naftë u shit me 147 dollarë. Por si pasojë e krizës globale financiare çmimi i arit të zi ka rënë ndjeshëm. Por pavarësisht kësaj rënie drastike në çmimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare, në tregun vendas nuk është ndjerë një ulje e tillë. Kjo edhe pse çmimet e shitjes së karburanteve janë të orientuar drejt bursave ndërkombëtare. Aktualisht në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit të martën mesatarisht me 100 lekë, ndërsa 1 litër benzinë me 105 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›