Bursat për pasuniversitaret, kush përfiton
Autori i Lajmit: Red.
Bursa të posaçme, për studentë, që kryejnë studimet e doktoratës jashtë vendit. Të drejtën për t u mbështetur financiarisht e kanë studentët që ndjekin, jashtë vendit, studimet e doktoratës, pasi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare të ciklit të parë dhe të dytë, me notë mesatare mbi 9.5, për studimet e kryera brenda vendit, ose, përkatësisht mbi 8.5 ose ekuivalente e saj, për studimet e kryera jashtë vendit, në secilin cikël studimi, sipas ndarjes së fushave përkatëse kur:
a. janë pranuar në një Institucion të Arsimit të Lartë perëndimor për studimet e doktoratës sipas sistemit tradicional ose me bashkudhëheqje (“Sandëich” ose “Cotutelle”). Në sistemin me bashkëudhëheqje të doktoratës, kandidati/-ja drejtohet nga dy udhëheqës shkencorë përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë shqiptarë dhe partnerë. Kandidati mund të jetë i regjistruar në njërin ose në të dy Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa provimi ose mbrojtja e doktoratës bëhet në Institucionin e Arsimit të Lartë shqiptar. Studimet e doktoratës sipas sistemit tradicional nënkuptojnë që doktorata realizohet dhe provimi i saj jepet në Institucionin e Arsimit të Lartë të huaj. Kandidati/tja qëndron gjithë kohën ose një pjesë të kohës së studimeve të doktoratës në Institucionin e Arsimit të Lartë të huaj. Pranimi në studimet e doktoratës vërtetohet përmes një deklarate të udhëheqësit shkencor të Institucionit të Arsimit të Lartë të huaj;
b. kanë një (bashkë)udhëheqës shkencor të doktoratës nga Institucioni i Arsimit të Lartë partner. Bashkudhëheqësi nga Institucioni i Arsimit të Lartë partner duhet të ketë së paku gradën shkencore “Doktor”, botime të njohura ndërkombëtare me faktor impakti dhe një përvojë pune në mësimdhënie prej së paku 3 vjetësh; në doktoratën me bashkudhëheqje, udhëheqësi shkencor nga Institucioni i Arsimit të Lartë i vendit duhet të ketë mundësisht titullin më të lartë dhe botime të njohura ndërkombëtare. Referenca nga udhëheqësi vendas dhe marrja e bursës çon në regjistrim të aplikantit si doktorant në Institucionin e Arsimit të Lartë të vendit tonë;
c. kanë përgatitur një projekt-ide vetë dhe kanë konfirmim nga udhëheqësi/t mbi temën e doktoratës;
d. kanë siguruar mbështetjen financiare për shpenzimet e kryerjes së doktoratës nga ana e Institucionit të Arsimit të Lartë pritës ose partner. Kjo vërtetohet përmes deklaratës së udhëheqësit shkencor të Institucionit të Arsimit të Lartë partner, në të cilin theksohen llojet e shpenzimeve që merr përsipër Institucioni i Arsimit të Lartë pritës për kërkimin dhe eventualisht kandidatin/ten që kryen doktoraturën;
e. pranojnë të punojnë, për së paku 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoratës;
f. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar, fondacione të vendit ose të huaja apo Institucioni i Arsimit të Lartë pritës dhe nuk kanë të ardhura personale mujore mbi 100.000 lekë. Kjo vërtetohet përmes një deklarimi të punëdhënësit dhe një deklarate personale dhe familjare të kandidatit/-tes.
1.1. Mbështetja financiare në formën e bursës së posaçme, sipas pikës 1., miratuar nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës përfshin:
a. zgjatjen e periudhës së financimit deri në 20 muaj për doktoraturat me bashkëudhëheqje dhe deri në 32 muaj për doktoratat sipas sistemit tradicional, me paraqitjen e programit të miratuar nga universiteti që e ka pranuar;
b. shpenzimet e jetesës, në masën e përcaktuar për vendin/rajonin në fjalë, por jo më shumë se 800 Euro/muaj;
c. sigurimet shëndetësore dhe ato të detyrueshme (të jetës dhe kundër aksidenteve);
d. shpenzimet e udhëtimit, në masën e përcaktuar në varësi të vendit/rajonit në fjalë, kohëzgjatjes së qëndrimit dhe formës së studimeve të doktoratës (Sandëich apo forma tradicionale);
e. taksën e regjistrimit për studimet e doktoratës;
f. grant për libra, në masën deri 200 Euro për një vit akademik.
g. Pjesë të shpenzimeve të udhëtimit dhe qëndrimit të një ose dy vizitave deri në 7 ditë të udhëheqësve shkencorë që drejtojnë doktorata me bashkudhëheqje. Për këtë udhëheqësit shkencorë paraqesin një kërkese ku argumentohet domosdoshmëria e zhvillimit të takimit, kohëzgjatja e tij, plani i shpenzimeve dhe deklarata e Institucionit të Arsimit të Lartë përkatës në të cilën deklarohet pjesa e shpenzimeve që përballohen nga Institucioni i Arsimit të Lartë në fjalë.
1.2. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve:
a. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall programin sipas fushave dhe afatet e dorëzimit të dokumenteve, si dhe kriteret e përgjithshme për përzgjedhjen e kandidatëve (deri në 30 mars të çdo viti);
b. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, pas konsultimeve me Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, lëshon një urdhër me anë të të cilit ngrihen Komisionet e Përzgjedhjes (KP) Ad-Hoc sipas fushave dhe Sekretaria Teknike e Programit (STP), e cila pasi bën verifikimin e dokumentacionit, jep informacion ministrit për numrin e aplikantëve dhe fushat ku ata kanë aplikuar;
c. Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës harton kriteret e vlerësimit dhe klasifikimit të kërkesave përmes një sistemi pikëzimi. Këto kritere bëhen publike;
d. STP njofton kandidatët për mbërritjen e dokumenteve të kërkuara dhe dokumentet e tjera që mund të duhen shtesë; 1.2.1 Faza e përzgjedhjes formale:
a. STP verifikon dosjet për plotësimin formal të kritereve. Kandidatët që nuk plotësojnë kriteret bazë përjashtohen nga përzgjedhja në fazat e mëtëjshme. Atyre u dërgohet njoftim për përjashtimin nga procedurat e mëtejshme të përzgjedhjes;
b. SPT bën publike listën e plotë të aplikantëve që plotësojnë dokumentacionin e kërkuar.
1.2.2 Faza e përzgjedhjes së parë:
a. STP bën një vlerësim dhe klasifikim të kandidatëve në bazë të kritereve të miratuara nga KP;
b. KP, mbështetur në klasifikimin e përgatitur nga STP, bëjnë përzgjedhjen e parë, në të cilën miratohet një numër kërkesash që është maksimumi 30% më i madh se numri i bursave që mund të jepen. Kjo listë i paraqitet ministrit për dhënien e pëlqimit;
c. STP bën publike listën e kandidatëve që janë përzgjedhur për t u intervistuar si dhe datat dhe vendin e zhvillimit të intervistave.
1.2.3 Faza e intervistës:
a. KALSH harton një platformë standarte të intervistimit dhe të evidentimit të rezultateve të intervistës, së cilës duhet t i përmbahen Komisionet e Përzgjedhjes;
b. KP zhvillojnë intervistat.
1.2.4 Faza e përzgjedhjes së ngushtë:
a. KP, mbi bazën e rezultateve të përzgjedhjes së parë si dhe të atyre të intervistës, bëjnë klasifikimin përfundimtar të kandidatëve;
b. KP i dërgojnë listën ministrit të Arsimit dhe Shkencës për shpalljen e kandidatëve fitues.
1.2.5 Shpallja e kandidatëve fitues:
Mbi bazën e numrit të bursave që disponohen si dhe listës së përzgjedhjes së ngushtë, të përpiluar nga KP, ministri i Arsimit dhe Shkencës, shpall me urdhër listën e kandidatëve fitues. Kjo listë, së bashku me të dhënat më të rëndësishme të dosjeve të kandidatëve bëhen publike.
1.2.6 Lidhja e kontratës:
a. MASH shpall afatin për lidhjen e kontratave për vitin e parë të studimeve;
b. Kandidatët fitues nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kontratën e nënshkruan Sekretari i Përgjithshëm i saj;
c. STP në bashkëpunim me Zyrën e Financës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zbatojnë kontratën dhe janë përgjegjës për veprimet financiare rutinë që bëhen me përfituesit e bursës.
1.3. Vlerësimi i ndërmjetëm i rezultateve të studimeve dhe përsëritja e kontratës për mbështetje financiare
a. Përfituesit e bursës dorëzojnë raporte të ndërmjetme, së paku çdo vit, ku pasqyrohen rezultatet e arritura në realizimin e studimeve të doktoratës. Raporti i ndërmjetëm i bursistëve shoqërohet me një vlerësim me shkrim të punës së doktorantit/es që lëshon udhëheqësi/t shkencor si dhe me kopje të artikujve apo referateve të realizuara nga kandidati/-ja;
b. KP shqyrton raportet e doktorantëve dhe vlerësimet e udhëheqësve shkencor dhe i rekomandon ministrit të Arsimit dhe Shkencës vazhdimin ose ndërprerjen e mbështetjes financiare;
c. STP bën publik urdhrin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës për kandidatët që përfitojnë mbështetje të mëtejshme në kuadër të programit dhe vendos afate për rinovimin e kontratës.
1.4. Përfundimi i studimeve dhe Programi “Alumni - Ekselencat”
a. Mbështetja financiare në kuadër të këtij programi përfundon më së voni me përfundimin e studimeve të doktoratës;
b. Përfituesit e kësaj burse dorëzojnë në STP një kopje të disertacionit, të monografive, librave apo artikujve të botuar si dhe referateve të mbajtura gjatë kohës që kanë qenë përfshirë në programin në fjalë;
c. Të gjithë përfituesit nga ky program, pas përfundimit të studimeve të doktoratës, bëhen anëtarë të Programit “Alumni - Ekselencat”, i cili synon të ruajë dhe zhvillojë më tej kontaktet midis ish bursistëve, përmes veprimtarive të ndryshme që organizojnë vetë anëtarët e Alumni-Ekselencat, si dhe të mbështes, në forma të ndryshme, programin e “Studentëve dhe Shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”;
d. Anëtarët e Programit “Alumni - Ekselencat”, kanë të drejtë të vendosin për statusin dhe mënyrën e organizimit të bashkimit të shkencëtarëve në kuadër të Programit “Alumni – Ekselencat”.
2. Bursa të posaçme, për shkencëtarë të rinj, Për studimet e postdoktoratës, jashtë vendit.
Të drejtën për t u mbështetur financiarisht sipas kësaj pike e kanë shkencëtarët e rinj që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare të ciklit të parë dhe të dytë, me notë mesatare mbi 9.5, për studimet e kryera brenda vendit, ose, përkatësisht mbi 8.5 ose ekuivalente e saj, për studimet e kryera jashtë vendit, në secilin cikël studimi, si dhe studimet e doktoratës me vlerësim maksimal (mbi 9.5 ), kur:
a. kanë moshë deri 35 vjeç;
b. kanë botuar, si autorë të parë, artikuj origjinalë shkencorë në revistat e huaja me faktor impakti ose kanë botuar vepra shkencore thelbësore në fushën e shkencës në fjalë;
c. kanë përgatitur një projekt kërkimi që synon të studjojë një problem të rëndësishëm në fushën e shkencës në fjalë;
d. janë pranuar në një Institucion të Arsimit të Lartë perëndimor për studimet e postdoktorates. Kjo vërtetohet përmes një deklarate të udhëheqësit shkencor të Institucionit të Arsimit të Lartë të huaj pritës dhe vlerësimeve të dy shkencëtarëve të tjerë (një i huaj) për projektin në fjalë, si dhe vërtetimit nga administrata e Institucionit të Arsimit të Lartë pritës;
e. kanë një udhëheqës shkencor të postdoktoratës nga Institucioni i Arsimit të Lartë partner. Udhëheqësi shkencor nga Institucioni i Arsimit të Lartë partner duhet të ketë titullin “Profesor”, botime të njohura ndërkombëtare me faktor impakti dhe një përvojë pune në mësimdhënie prej së paku 5 vjetësh;
f. kanë siguruar mbështetjen financiare të kërkimit që do të kryhet nga ana e universitetit/institucionit pritës ose partner. Kjo vërtetohet përmes deklaratës së udhëheqësit shkencor të Institucionit të Arsimit të Lartë partner, në të cilin theksohen llojet e shpenzimeve që merr përsipër Institucioni i Arsimit të Lartë pritës për temën dhe eventualisht kandidatin/ten që bën studime postdoktorale;
g. pranojnë të punojnë, për së paku 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të postdoktorates;
h. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar, fondacione të vendit ose të huaja apo Institucionit të Arsimit të Lartë pritës dhe nuk kanë të ardhura personale mujore mbi 200.000 lekë. Kjo vërtetohet përmes një deklarimi të punëdhënësit dhe një deklerate personale dhe familjare të kandidatit/-tes;
2.1. Mbështetja financiare në formën e bursës së posaçme, sipas pikës 2. miratuar nga Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës përfshin:
a. shpenzimet e jetesës, në masën e përcaktuar për vendin/rajonin në fjalë, por jo më shumë se 1300 Euro/muaj;
b. sigurimet shëndetësore dhe ato të detyrueshme (të jetës dhe kundër aksidenteve);
c. shpenzimet e udhëtimit, në masën e përcaktuar në varësi të vendit/rajonit në fjalë dhe kohëzgjatjes së qëndrimit;
d. grant për libra, në masën deri 500 Euro.
2.1.1. Kur kandidati/ja është i/e martuar dhe familja (bashkëshorti/-ja dhe fëmijët) do ta shoqërojë atë gjatë kohës së studimeve postdokotrale, mbështetja financiare rritet me:
a. 400 Euro/muaj për bashkëshortin/en, dhe
b. 150 Euro/muaj për çdo fëmijë.
2.1.2 Mbështetja financiare për studime të postdoktoratës jepet për një vit akademik. Përfituesve të kësaj burse u ruhet vendi i punës dhe u jepet paga e plotë për kohën e studimeve të postdoktoratës jashtë vendit.
2.2. Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve:

d. STP njofton kandidatët për mbërritjen e dokumenteve të kërkuara dhe dokumentet e tjera që mund të duhen shtesë; 2.2.1 Faza e përzgjedhjes formale:

2.2.2.Faza e përzgjedhjes së parë:
a. STP bën një vlerësim dhe klasifikim të kërkesave në bazë të kritereve të miratuara nga KP;
b. KP mund të kërkojnë vlerësim me shkrim për kandidatët
nga shkencëtarë të huaj të njohur në fushat shkencore në fjalë;
c. KP, mbështetur në klasifikimin e përgatitur nga STP, bëjnë përzgjedhjen e parë, në të cilën miratohet një numër kërkesash që është maksimumi 30% më i madh se numri i bursave që mund të jepen. Kjo listë i paraqitet ministrit për dhënien e pëlqimit;
d. STP bën publike listën e kandidatëve që janë përzgjedhur për t u intervistuar si dhe datat dhe vendin e zhvillimit të intervistave.
2.2.3 Faza e intervistës:
a. Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Shkencës harton një platformë standarte të intervistimit dhe të evidentimit të rezultateve të intervistës, së cilës duhet t i përmbahen Komisionet e Përzgjedhjes;
b. KP zhvillojnë intervistat.
2.2.4 Faza e përzgjedhjes së ngushtë:
c. KP, mbi bazën e rezultateve të përzgjedhjes së parë si dhe të atyre të intervistës, bëjnë klasifikimin përfundimtar të kandidatëve;
d. KP i dërgojnë listën ministrit të Arsimit dhe Shkencës për shpalljen e kandidatëve fitues.
2.2.5 Shpallja e kandidatëve fitues:

2.2.6 Lidhja e kontratës:
d. Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall afatin për lidhjen e kontratave për vitin e parë të studimeve;
e. Kandidatët fitues nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kontratën e nënshkruan Sekretari i Përgjithshëm i saj;
f. STP në bashkëpunim me Zyrën e Financës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zbatojnë kontratën dhe janë përgjegjës për veprimet financiare rutinë që bëhen me përfituesit e bursës.
2.3. Përfundimi i studimeve të postdoktoratës dhe Programi “Alumni - Ekselencat”
a. Përfituesit e kësaj burse dorëzojnë në STP një raport të hollësishëm për kërkimet e bëra gjatë kohës së studimeve të postdoktoratës si dhe të botimeve të realizuara gjatë kësaj periudhe;
b. Në rastet kur kandidati/tja dëshiron të zgjasë kohën e qëndrimit brenda afatit maksimal të lejuar (gjithsej 12 muaj), ai/ajo duhet të dërgoj në STP, deri në 3 muaj përpara përfundimit të vitit të parë të financimit, një raport të hollësishëm të punës së bërë si dhe një kërkesë të argumentuar për domosdoshmërinë e zgjatjes së qëndrimit, por jo më shumë se 6 muaj. Kjo kërkesë duhet të jetë e shoqëruar me një argumentim të udhëheqësit shkencor të institucionit pritës si dhe me një plan të detajuar të kërkimeve që janë të domosdoshme të bëhen për të plotësuar projektin e parashikuar;
c. Të gjithë përfituesit nga ky program, pas përfundimit të studimeve të postdoktoratës, bëhen anëtarë të Programit “Alumni - Ekselencat” (shih pika 1.4.).
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008