E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gjana, mbështetje përsektorët prioritarë në bujqësi

Autori i Lajmit: Red.
VLORË: Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, gjatë një vizite të shtunën në Vlorë, tha se “për të mbrojtur vendin nga rritja e çmimeve, do të zbatohen politika mbështetjeje në fusha të caktuara të bujqësisë, atje ku u shfaqën efektet më të mëdha gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që do të ketë rritje të pagave dhe do të stimulohen ato kultura bujqësore që janë tipike për vendin tonë”. Gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik në bashkinë e Orikumit, Gjana nënvizoi se “qeveria ka përcaktuar disa politika që po zhvillohen për të mbështetur fermerët. Shqipëria s mund të bëhet një prodhues i madh i drithrave të bukës, por si vend mesdhetar duhet të mbështesim prodhimin e frutave, ullirit, agrumeve, perimeve, minifermat blegtorale, vreshtarinë". "Vitin e kaluar, ne mbështetëm me fonde drejtpërdrejt sektorët e mësipërm me një vlerë prej 5 milionë USD, ndërsa këtë vit e dyfishuam këtë vlerë në 10 milionë USD”, theksoi zoti Gjana. Duke folur për atë që ndodhi vitin e kaluar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në tregun botëror dhe pasqyrimin e kësaj dukurie në vendin tonë, ministri Gjana nënvizoi se “në dhjetor të vitit 2007, mbi bazën e analizave të “FAO”-s, e institucioneve të tjera që merren me ushqimet, rezultoi se niveli i çmimeve në botë ishte 37 për qind më i lartë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2006.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›