Berisha niset për një vizitë dyditore në Bruksel
Autori i Lajmit: Red.
Kryeministri Sali Berisha u nis dje në mesditë, për një vizitë dyditore në Bruksel, njoftoi zyra e shtypit pranë kryeministrisë. Në këtë vizitë, Kryeministri Berisha shoqërohet nga Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha. Sipas njoftimit për shtyp, axhenda e Kryeministrit Berisha në Bruksel përfshin takime me personalitete të larta, si takimi me Kryetarin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Ives Leterme. Gjithashtu, Kryeministri Berisha gjatë kësaj vizite do të ketë një takim dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Victoria Nuland.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008