E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progresi me reformat, Shqipëria përkrah vendeve më të zhvilluara

Autori i Lajmit: Red.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të shtunën, gjatë një takimi me banorë të Delvinës, në jug të vendit se "vetëm duke përshpejtuar ritmin e reformave, ne do ta vendosim Shqipërinë përkrah vendeve më të zhvilluara të Ballkanit dhe të Evropës", sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Duke ju referuar këtij njoftimi, në takimin e zhvilluar me banorët e Delvinës në kinoteatrin e qytetit, me tematikë “Shqipëria në NATO”, kryeministri cilësoi se,"së bashku, do të hartojmë projekte e reja të një Shqipërie që ecën e sigurtë në procesin e integrimit, në procesin e prosperitetit, në konsolidimin e lirive të qytetarëve të saj". I ndodhur në Delvinë në kuadër të një turi takimesh gjatë të cilave do t u raportohet qytetarëve mbi përpjekjet dhe projektet e qeverisë shqiptare”, Berisha nënvizoi se "së bashku, do të hartojmë projekte e reja të një Shqipërie që ecën e sigurtë në procesin e integrimit, në procesin e prosperitetit, në konsolidimin e lirive të qytetarëve të saj". Duke u ndalur në zhvillimet më kryesore në vend, Kreu i Qeverisë u shpreh se "ky ka qenë viti i mbarësive më të mëdha në historinë tonë kombëtare, që nga pavarësia, pasi shqiptarët janë më të lirë se kurrë, në të tëra kohërat". "Ne kemi marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ngjarja më madhore në historinë e lirisë dhe sigurisë së shqiptarëve. NATO-ja është aleanca më e madhe e lirisë që koha ka njohur në historinë e njerëzimit. Por NATO-ja për kombe si i yni, që vuajti më shumë se tërë të tjerët, paudhësitë e historisë, trysnitë e saj, pasiguritë e saj, është pa asnjë mëdyshje, parajsa e sigurisë së vërtetë të shqiptarëve", tha Kryeministri Berisha.

Ky lajm është publikuar: 05/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›