Meta: Do të mbledhim 500 mijë firma për referendumin
Autori i Lajmit: Red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaron iniciativën më të fundit të kësaj force politike për t ju përgjigjur "puçit institucional", siç i ka cilësuar ai ndryshimet kushtetuese të miratuara disa ditë më parë në kuvendin e Shqipërisë.
Meta ju referua nenit 150 të Kushtetutës, ku shkruhet se populli nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji si dhe t i kërkojë presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
Deklarata e Metës
"Do të mbledhim jo 50 mijë firma të shtetasve shqiptarë që kanë të drejtë vote, por do të mbledhim minimumi 500 mijë deklarata noteriale të qytetarëve shqiptare që kanë të drejtë vote për të kërkuar referendumin, i cili do të mbrojë lirinë e popullit shqiptar. Mbledhja e këtyre deklaratave noteriale do të fillohet jo vetëm në të gjitha qytetet dhe në të gjitha fshatrat e Shqipërisë, por do të fillohet edhe në Greqi, në Itali, në SHBA, në Britaninë e Madhe", është shprehur Meta. Kryetari LSI-së theksoi se mbledhja e deklaratave do të nisë pas dhe gjatë një proteste që partia e tij do të zhvillojë në sheshin "Skënderbej" për të kundërshtuar politikat e regresit dhe varfërinë, në të cilën janë harruar shqiptarët.
Nisma
"Mbledhja e këtyre firmave do të nisë pikërisht javën e ardhshme në 10 maj në sheshin Skënderbej ku do të krijohet një komitet ndërkombëtar në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit të popullit shqiptar, i cili do të përbëhet nga të gjitha forcat politike dhe të gjithë përfaqësuesit e forcave civile që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për momentin tepër kritik, ku ndodhet demokracia shqiptare", theksoi Meta.
Ky lajm është publikuar: 05/05/2008