E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek: Zgjerimi i hartës së vendeve të BE, i pandalshëm

18-10-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Institutit për Rajonin e Danubit dhe të Evropës Qendrore në Tiranë

Zgjerimi i hartës së vendeve të BE është i pandalshëm. Kështu është shprehur Presidenti i Institutit për Rajonin e Danubit dhe të Evropës Qëndrore, Erhard Busek gjatë një aktiviteti të organziaur për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Austrisë.
Busek deklaroi se perspektiva europiane e Shqipërisë është e qartë tashmë.
“Perspektiva europiane e Shqipërisë dhe vendeve aspirante është e qartë. Zgjerimi europian nuk do të ndalet pavarësisht vështirësive që po kalon unioni për shkak të krizës ekonomike. Kujtoj këtu se vendimi për zgjerimin që prej samitit të Selanikut vazhdon të mbajë të hapura dyert e unionit”, theksoi Busek. 
I pranishëm në këtë panel kreu i shtetit shqiptar Bujar Nishani siguroi se vendi është i angazhuar për përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE-ja. 
Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, organizatorët e ditëve “Shqipëria dhe Austria, 100 vite së bashku, 16-19 tetor 2012” , kanë planifikuar një seri aktivitetesh për të sjellë së bashku personalitete të botës politike, financiare, akademike dhe shoqërore të dy vendeve tona.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›