Nano: Pashko do të ndalet në Gramoz

29/05/2005 Kryeministri sulmon në Kolonjë, kandidatin e Partisë Demokratike
Kryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Fatos Nano ka sulmuar ashpër dje në Kolonjë, kandidatin për deputet të PD-së Gramoz Pashko. Duke iu shmangur retorikës por gjithsesi me një fjalor të hidhur, kryeministri ia ka kushtuar një pjesë të mirë të fjalës së tij ish-këshilltarit të vet ekonomik gjatë qeverisë Nano 3, 1997-1998.
“Dua të kujtojmë me respekt kujtimin e të gjithë atyre që nuk mundën të kapërcejnë borën e Gramozit, për t'i shpëtuar vdekjes, që kishte mbjellë miku i Pashkos, Sali Berisha”, është shprehur Nano, në fillim të fjalës së tij, për të vazhduar më tej të sigurojë se Berisha nuk fiton në Kolonjë. “A e dini pse nuk ka asnjë shpresë Sali Berisha dhe pashkët e tij të fitojnë në Kolonjë? Sepse ju asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk hoqët dorë nga zbatimi i ligjeve dhe rregullave, as atëherë kur Berisha asgjësoi shtetin”.
Nano nuk ka lënë pa përmendur edhe batutën e vjetër të Pashkos me çekun e bardhë, që vjen që prej vitit 1991. “Krahasimet mes mandateve tona dhe regjimit të Berishës për kujdesin dhe investimet ndaj jush janë bërë si viti '90 me kohën e Zogut. Vetëm 23 milionë lekë investime mori Kolonja me çek të mbushur nga Berisha dhe ndonjëherë Pashko deri në vitin '97”.
Më pas ai ka paralajmëruar Pashkon se miqësia e re me Berishën mund të ndërpritet shpejt. “Sjellja e Sali Berishës ndaj Presidentit të Republikës, vetëm se ky i fundit guxoi të sillet si president, është prova më e fresket dhe e sigurtë se çfarë e pret Pashkon”, është shprehur ai.
Kjo nuk është hera e parë që Nano atakon themeluesit e PD-së të kthyer tashmë në këtë parti, pasi kanë punuar më parë në administratën socialiste. Megjithatë, Kryeministri në ato raste ka qenë më i rezervuar me Gramoz Pashkon, gjë që nuk nuk ndodhi dje në Kolonjë.
Gramoz Pashko është nga Erseka dhe besohet se vetë ai ka kërkuar kandidimin e tij në këtë qytet që, përgjithësisht, ka votuar majtas. Ai përballet në këtë zonë me Alfred Dalipin, ish-zëvëndëskryeredaktor i Zërit të Popillit dhe më pas nëndrejtor i TVSH-së, i cili po ashtu është me prejardhje nga Erseka.
Pashko është një nga politikanët më të njohur shqiptarë. Në vitin 1991 ishte zëvëndëskryeministër dhe më pas dpeutet i PD dhe PAD, pas vitit 1992. Gjatë administratës socialiste ka punuar në kabinetin e Kryeministrit si dhe në Ministrinë e Arsimit si zëvendësministër.
Në Kuvendin e PD, zhvilluar dy muaj më parë, ai u votua për në Këshilin Kombëtar të kësaj partie, ndërsa vetë Berisha ka deklaruar se themeluesit do të jenë pjesë e rëndësishme e qeverisjes së ardhshme të PD-së nëse ajo fiton zgjedhjet.
Deklaratat
-Dua të kujtojmë me respekt kujtimin e të gjithe atyre që nuk mundën të kapërcejnë borën e Gramozit, për t'i shpëtuar vdekjes, qe kishte mbjellë miku i Pashkos
-A e dini pse nuk ka asnjë shpresë Sali Berisha dhe pashkët e tij të fitojnë në Kolonjë
-Vetëm 23 milionë lekë investime mori Kolonja me çek të mbushur nga Berisha dhe ndonjëherë Pashko
-Sjellja e Sali Berishës ndaj Presidentit të Republikës, është prova më e freskët dhe e sigurtë se çfarë e pret Pashkon