E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Rusia te mos nderhyje ne perpjekjet e shpetimit

Ndihmat e emergjences te komandes ushtarake amerikane per Evropen, me baze ne Gjermani, ishin nisur per ne Gjeorgji, kur Presidenti Bush beri te njohur dje se e kishte urdheruar Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts, te udhehiqte dergimin e ndihmave amerikane te emergjences ne Gjeorgji. Nje ekip prej 12 ushtarakesh amerikane mberriti dy ditesh ne Gjeorgji, per te bere vleresimin e nevojave ne frontin humanitar, pas sulmit te Rusise atje. "Ky mision do te jete i fuqishem dhe ai do te vazhdoje. Nje avion ushtarak amerikan i tipit C-17 me ndihma humanitare eshte nisur per ne Gjeorgji. Ditet e ardhshme ne do te dergojme avionet dhe anijet tona me ndihmat humanitare dhe ilace", deklaroi Presidenti Amerikan, Xhorxh Bush. Nje avion i tipit C-17 ka kapacitetin te mbaje deri ne 77 mije kilograme mallra. Presidenti tha se ne perpjekjet e shpetimit, po ashtu mund te perdoren edhe forcat detare, por nuk dha hollesi. Bush i njoftoi autoritetet ruse, te mos nderhyjne tek perpjekjet amerikane te shpetimit. "Ne presim qe Rusia ta mbaje zotimin e saj, per te lejuar hyrjen e te gjitha formave te ndihmave humanitare ne Gjeorgji. Presim qe Rusia t'i siguroje te gjitha linjat e komunikimit dhe te transportit, perfshi portet detare, aeroportet; rruget dhe hapesirat ajrore, shpresojme te mbeten te hapura per dergimin e ndihmave humanitare dhe kalimin e civileve", tha Presidenti. Nderkohe, Shtetet e Bashkuara i anuluan planet per zhvillimin e manovrave e perbashketa te forcave detare amerikane me ato ruse, qe ishte caktuar te fillonte ditet e ardhshme prane portit rus te Vladivostokut. Zedhenesi i Pentagonit, Brajen Uitman, e konfirmoi anulimin e manovrave, ku do te perfshiheshin edhe forcat britanike dhe ato franceze. "Manovrat u anuluan, per arsye se thjesht ishte e papershtatshme, duke patur parasysh gjendjen e tanishme" Zoti Uitman tha se Shtetet e Bashkuara kane nje marredhenie ushtarake te fuqishme me Gjeorgjine dhe e cilesoi kete vend nje "aleat te mire. "Gjeorgjia kishte 2 mije trupa ne Irak, deri ne momentin kur kriza aktuale i detyroi ato te kthehen ne vendin e tyre dhe Shtetet e Bashkuara siguruan transportimin e tyre. Zoti Uitman tha se lidhjet ushtarake mes Shteteve te Bashkuara dhe Gjeorgjise do te vazhdojne dhe Shtetet e Bashkuara do t'i ndjekin me kujdes nevojat e Gjeorgjise pas konfliktit. Qe prej disa kohesh, ne Gjeorgji ka pasur nje ekip amerikan per stervitjen ushtarake, per te cilin zedhenesi Uitman tha se ka qene me pak se 100 vete.

Mberritja e ndihmave ne Tbilisi dhe vleresimi i demeve

Ekipi ne kuadrin e ndihmave amerikane te emergjences per Gjeorgjine, te kerkuara nga Presidenti Bush, mberriti ne Tbilisi dje ne oret e para te mengjesit, per te punuar me zyrtare lokale dhe me punonjes te ambasades amerikane ne Gjeorgji, per vleresimin e nevojave humanitare. Po ashtu, dje mberriti ne Tbilisi edhe avioni i pare me ndihmat amerikane, me batanije, ilace dhe pajisje te tjera te emergjences.

Ndihmat

Zedhenesi i Pentagonit ka deklaruar se eshte ne plan te dergohet nje tjeter avion me ndihma dhe per ditet qe do te vijne, duke shtuar se, "ekipi i ushtarakeve amerikane do te percaktoje ndihmat qe nevojiten per me tutje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›