SHBA denon ashpersisht agresion rus ndaj Gjeorgjise
SHBA ka ashpersuar retoriken e denimit te agresionit te Rusise ndaj Gjeorgjise, nderkohe qe kane shtuar perpjekjet diplomatike per nje rreshtim gjitheperendimor qe do t'i kundervihet perpjekjeve me te reja te ekspansionizmit rus. Skeptiket nderkaq kane shfaqur drojen se dhuna mund te ndalet vetem me deklarata. Presidenti Xhorxh Bush serish terhoqi verejtjen lidhur me pershkallezimin e konfliktit dhe njoftoi se do te dergoje Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rajs ne France dhe me pas ne Gjeorgji per te deshmuar mbeshtetjen e palekundur amerikane per qeverine dhe popullin gjeorgjian. Presidenti tha se ndihma humanitare amerikane per Gjeorgjine tashme ishte nisur dhe kjo do te behej me aeroplane dhe me anije ushtarake, qe nga analiste u vleresua si nje kalim ne nje nivel tjeter te ketij konflikti. Pervec rreth ndihmave humanitare, zyrtare te tjere administrates folen edhe per nevojen e shtimit te ndihmave ushtarake amerikane per armaten tashme te thyer rende te Gjeorgjise. Te gjitha analizat dhe komentet politike dhe te medias ne Amerike e thone tani disa dite hapur se nderhyrja ushtarake e Rusise nuk kishte per qellim mbrojtjen e Osetise Jugore, vecse ambiciet e Kremlinit jane shume te medha qe tejkalojne edhe kufijte e Gjeorgjise me synim te rikthimit te sundimit dhe dominimit ne nje rajon me te gjere euroaziatik.