"Nuk ka ndryshuar qendrimi yne"
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka pritur dje ne nje takim ne Presidence, Mustafa Mansor, shef i Zyres Nderlidhese te Malajzise, me te cilin bisedoi per gjendjen ne Kosove dhe per relacionet e vendit tone me Malajzine. Mansor, duke paraqitur qendrimin e Qeverise se vet, gjate takimit me presidentin Sejdiu, ka thene se nuk ka ndryshim te qendrimit te Malajzise karshi Kosoves, duke e pergenjeshtruar keshtu shefin e diplomacise serbe, Vuk Jeremic, i cili dite me pare ka njoftuar se, "Malajzia e ka ngrire procesin e njohjes se Kosoves". "Malajzia nuk e ka ngrire procesin e njohjes se pavaresise se Kosoves. Kjo ceshtje eshte ne shqyrtim e siper", ka thene Mansor, duke paraqitur qendrimin e Qeverise se vet.