E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Senati të ratifikojë pranimin e Shqipërisë dhe Kroacisë

Presidenti Bush i rekomandoi Senatit që të ratifikojë sa më shpejt pranimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë. 

Protokollet e pranimit u miratuan në Bruksel më 9 korrik. 

Në një deklaratë të botuar sot nga Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të Internetit, thuhet se Shqipëria dhe Kroacia shërbejnë si dy shembuj të tjerë vendesh të motivuara nga pranimi në NATO për të çuar përpara reformat e vështira politike, ekonomike dhe ushtarake. 

Përpjekjet dhe suksesi i tyre, thuhet në deklaratën e Presidentit Bush, u tregojnë vendeve të tjera të Ballkanit dhe më gjerë se dera e NATO-s është e hapur për vendet që janë të gatëshme të marrin mbi vete përgjegjësitë e anëtarësimit. //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›