Bush firmos: Shqiperia ne NATO
TIRANE-Sot, ne nje ceremoni zyrtare, e para e ketij lloji dhe e ketyre permasave, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush do te firmose Protokollin e netaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Nenshkrimi i presidentit amerikan, vjen pas vendimit te rreth nje muaji me pare qe mori Senati i SHBA-ve, i cili ratifikoi me vote unanime Protokollin e anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. E vecanta e kesaj ceremonie, ka te beje me faktin e organizmit te saj. Nje ceremoni e tille, eshte e para qe zhvillohet nga Shtepia e Bardhe, dhe se kete here tjeter, nenshkrimi i protokolleve, eshte bere larg ceremonive zyrtare. Nje zgjedhje e tille e presidentit amerikane Xhorxh W. Bush, vec nje akti simbolik, eshte edhe nje vleresim dhe mbeshtetje per Kroacine dhe Shqiperine, ne pergjithesi, por edhe per qeverite e tyre, ne rrugen e anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut Verior edhe me vendet te gadishullit te Ballkanit. Ne ceremonine e nenshkrimit, mesohet se do te jene te pranishem, edhe senatore e kongresmene amerikane, anetare te komisionit te jashtem te Senatit te SHBA-ve, perfaqesues te trupit diplomatik, miq dhe dashamires se te dy vendeve. Rreth nje muaj me pare, Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ratifikoi Protokollin per anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Ratifikimi i ketij protokolli nga SHBA-te, i hap rruge procesit te pershpejtuar te anetaresimit te plote te Shqiperise ne NATO, pas ratifikimit edhe nga vendet anetare dhe anetaresimit me te drejta te plota te Shqiperise e Kroacise ne Traktatin e Atlantikut te Veriut. Shqiperia mori ftesen per anetaresimin ne NATO ne samitin e Bukureshtit me 3 prill 2008. Me 9 gusht te ketij viti, Shqiperia dhe Kroacia nenshkruan ne Bruksel Protokollet e Anetaresimit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Deri tani parlamentet e Hungarise, Letonise, Lituanise, Polonise, Rumanise dhe Senati i SHBA-ve, kane ratifikuar protokollin e Shqiperise ne NATO. Nenshkrimi nga te gjithe vendet anetare pritet te perfundoje para samitit te ardhshem ne pranvere.