Topi, mbeshtetje turke per integrimin
Marredheniet e gjithanshme mes dy vendeve, roli moderator dhe i ekuilibruar i Shqiperise si nje faktor i rendesishem stabiliteti ne rajon, dhe mbeshtetja e plote e Turqise per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe ne BE, kane qene piketat kryesore te takimit mes presidentit Topi dhe kryediplomatit turk, Ali Babacan ne Pallatin e Brigadave. Kreu i shtetit vleresoi bashkepunimin dhe ndihmesen e dhene nga Turqia ne fushen e mbrojtjes dhe shendetesise si dhe mbeshtetjen per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Topi vleresoi pozicionin e qarte te Turqise per njohjen e menjehershme te shtetit te ri te Kosoves. Nga ana e tij, ministri turk, Babacan, theksoi se vendi i tij do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem Shqiperine, duke theksuar nevojen e rritjes se metejshme te investitoreve dhe pranise se kompanive turke ne vendin tone. Ministrin turk e ka pritur dhe kryeministri Berisha, ku vec vleresimit reciprok eshte shprehur nevoja e rritjes se bashkepunimit ekonomik.