E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka kerkon shkarkimin e Topallit: Prishi Kuvendin

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka kerkon voten e deputeteve per te rrezuar nga posti, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nga foltorja e Kuvendit, Ndoka tha se Topalli eshte shkaktare e situates se rende parlamentare si dhe konfliktet e fundit institucionale qe jane krijuar ne vend. "Jozefina Topalli ka pergjegjesi te plote per minimin e jetes parlamentare dhe konfliktet mes institucioneve, dobesimin e rolit te Parlamentit si dhe te deshtimit te nje sere komisionesh hetimore", akuzoi Ndoka. Pro kesaj thirrjeje nuk vonoi te dale kreu i LSI-se Ilir Meta. Pas propozimit te bere nga Ndoka, Meta u shpreh se partia qe ai drejton prej kohesh ka qene e gatshme te mbeshtese nje iniciative te tille, ne rast se do te behej nga grupi parlamentar i Partise Socialiste. "Kjo gje nuk ka ndodhur, por ne cdo moment qe mund te ndodhe ne shprehemi te gatshem qe do e mbeshtesim, sepse mendojme se ka mjaft probleme serioze ne funksionimin e parlamentit, qe kane te bejne me shkeljen e parlamentarizmit dhe gjithe procedurave demokratike", theksoi Meta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›