E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, PS ultimatum mazhorances

TIRANE - Partia Socialiste nuk do te jape votat per projektligje te rendesishme ne Kuvend, per sa kohe qe mazhoranca nuk do te jape nje date te sakte se kur do te perfundoje Kodi Zgjedhor. Paralajmerimi u dha dje ne seance plenare nga kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj, pikerisht para votimit te nje projektligji te rendesishem qe kerkonte minimalisht 84 vota, si ai per ndryshimet ne Kodin Civil. "Ne kemi thene se do te votojme cdo nisme qe mund te kontribuoje ne luften kunder korrupsionit, si Kodi Civil por s'mund te votojme ne mungese te Kodit Zgjedhor", sqaroi Leskaj. Sipas saj ne afatet e fundit kohore, nuk po behet asnje hap ne reformen zgjedhore. "Nuk e besoj se mungesat qe ka nga mazhoranca kryetari i grupit parlamentar do t'i kerkoje tek opozita, e cila ka votuar per kodin", theksoi Leskaj. Kryetarja e grupit socialist theksoi se eshte e domosdoshme ardhja ne Kuvend e paketes se reformes. Sidomos ne kushtet kur afatet per realizimin e saj po shkelen gjithnje e me shume. "Nuk japim konsensus po nuk pati date konkrete", theksoi Leskaj, duke bere te ditur voten kunder te partise socialiste ne ndryshimin e ligjeve te rendesishme. Qendrimin e opozites, kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi e quajti mbrojtje qe po i behet korrupsionit. pasi nismat ligjore te sjella, luftojne korrupsionin. "Ultimatumi i Leskaj nuk kishte lidhje me votimin e sotem, pasi nje pjese e grupit votoi kunder ketij projektligji ndersa nje pjese pro. Ky eshte nje gjest jo shume serioz dhe mbi te gjitha eshte nje rast i perseritur kur PS behet per fat te keq avokate e korrupsionit ne te gjitha segmentet ku ai eshte i pranishem", replikoi Patozi. Sipas tij, votimi i projektligjeve te tilla eshte shume i rendesishem, pasi jane per rritjen e luftes kunder korrupsionit. Ne fakt ne kete periudhe me shume se kurre, maxhorances i duhet vota e opozites per te kaluar disa projektligje. Kjo per faktin se ne komisionet parlamentare kane diskutuar ndryshime ne Kodin Penal, ate civil dhe te Punes. Ndryshime qe kane te bejne me marrjen e masave te renda deri ne burgim, per ata qe vjedhin energjine elektrike, ndertojne pa leje apo shkaterrojne me zjarre mjedisin. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›