E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Civil percan opoziten e majte

TIRANE - Opozita percahet ne qendrimin per te mbeshtetur apo jo nismat e mazhorances ne ndryshimin e projektligjeve te rendesishme. Ndarja e se majtes u vu re ne votimin e djeshem ne ndryshimet ne Kodin Civil, projekt qe kerkonte jo pak po 84 vota. Ndonese apeli i kryetares se grupit socialist, Valentina Leskaj ishte kunder votimit, ne tabelen elektronike u vune re jo pak vota pro te deputeteve socialiste e se majtes, si dhe abstenime. Projektligji mori 77 vota, me ndihmen e disa deputeteve te majte, por nuk mundi te kaloje pasi minimalisht ai duhet te merrte 84 vota. Keshtu, jashte rreshtit te opozites, per mazhorancen dhane votat deputete socialist, si Ylli Bufi, Arta Dade, Besnik Dervishi apo Sadri Abazi. Por dhe deputete te forcave te tjera te majta si Dritan Prifti. Nderkohe qe abstenuan Marko Bello, Qemal Minxhozi, Rajmonda Stefa e Ilir Meta, duke lekundur disi rezultatin ne votim. Nje tablo e tille pasqyroi qarte ndarjen ne qendrim te opozites se majte per keto projektligje. Nisma qe ne fakt kohe me pare deputetet socialist premtuan ne komisione se do t'i votojne, si angazhime ne luften kunder korrupsionit. Me coroditjen e djeshme te opozites, mazhoranca mund ta kalonte projektligjin, nese prezent do te ishin anetaret e kabinetit ne salle. Kjo pasi, nga qeveria ishin vetem tre ministra qe votuan. Ne kodin civil u propozua qe te shtohet nje kapitull i vecante i cili parashikon ceshtje te cilat kane te bejne me pergjegjesine qe rrjedh nga veprime korruptive. Ndryshimet parashikojne qe ata persona qe kryejne mitmarrje detyrohen ta shperblejne demin e shkaktuar. R.R

Koci: Qeveri teknike

Kryetari i partise PS 91, Petro Koci kerkon bashkimin e opozites per te rrezuar qeverine dhe krijim e nje qeverie teknike. Ne seancen e djeshme plenare, Koci tha se ka ardhur koha per krijimin e nje qeverie teknike dhe rrezimin e kesaj aktuale qe eshte kapur nga krimi. Ndaj ai kerkoi ne salle, bashkimin e votave te se majte per kete ceshtje, si dhe mos dhenien e asnje vote per ndryshime kushtetues, kodesh penale e civile. Sipas tij, nje kryeminister qe shet shtetin, sistemin kushtetues te Drejtesise, pronat e tij dhe te miqve te tij, duhet shkarkuar nje ore e me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›