Bush letër Topit:Mirënjohje për kontributin në Irak
Autori i Lajmit: red.
“Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008-ës”
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush ka dërguar një mesazh falenderimi për Presidentin Bamir Topi në kuadër të vlerësimit për kontributin e forcave të armatosura shqiptare gjatë misionit në Irak. Bush ka falenderuar Presidentin shqiptar për kontributin e vendit në Forcën Ndërkombëtare në Irak dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë shqiptarët, duke theksuar faktin se ai personalisht e ka parë dhe ka përjetuar shpirtin dhe vullnetin e tyre për të kontribuar në lirinë globale. Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur optimist për bashkëpunime të tjera të SHBA-së me kontingjente shqiptare, në të ardhmen ndërkohë që thekson se lidhjet midis dy vendeve do të forcohen më tepër pas hyrjes së Shqipërisë në NATO.
Letra
“Tashmë që forcat ushtarake shqiptare përfundojnë shërbimin e tyre të gjatë në Irak, kam dëshirë të shpreh mirënjohjen e thellë të Shteteve të Bashkuara për qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për trupat që vendi juaj ka kontribuar për Forcën Ndërkombëtare në Irak nga prilli i 2003 deri në dhjetor të 2008-ën”, - shkruan Bush në mesazhin e tij drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar. Sipas tij kjo gadishmëri e Shqipërisë për të mbështetur ngritjen dhe forcimin e qeverisjes demokratike në Irak, megjithë vështirësitë e mëdha, dëshmon për shpirtin e popullit shqiptar dhe përkushtimin e tij për t i shërbyer çështjes së lirisë globale. “Këtë gjë unë e kam përjetuar vetë qartësisht gjatë vizitës sime në Tiranë vitin e kaluar”, - ka theksruar ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë duke kujtuar vizitën e tij në vendoi tonë e cila u quajt historike nga shqiptarët. “Populli i Shqipërisë duhet të jetë krenar për pjesëmarrjen në ndërmarrjen e suksesshme për të ndihmuar Irakun që të sigurojë lirinë e vet. Ne presim me gëzim të shërbejmë së bashku me kontigjentet e ardhshme shqiptare në mbrojtje të lirisë”, - thekson më tej ai. Bush ka shtuar se eksperienca e përbashkët në Irak tregon shembullin më të mirë sesi partneriteti midis vendeve tona është thelluar në vitet e fundit. “Unë kam besim që këto lidhje do të forcohen ndërkohë që Shqipëria zë vendin e saj si anëtare e NATO-s ndërkohë që qeveritë tona rrisin bashkëpunimin e tyre në shërbim të sigurisë globale, lirisë dhe paqes” – theksohet në mesazhin e ish-Presidentit Xhorxh Bush. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë vizitoi Shqipërinë në qershor të 2007-ës. Kjo vizitë e konsideruar si historike nga politika shqiptare shënoi një moment kulminant në marrëdhëniet mes dy vendeve. Po kaq shumë u mirëprit vizita në gjithë territoret shqiptare. Ndërkohë që edhe vet Bush u shpreh pas vizitës se kishte mbetur i inpresionuar nga mikëpritja dhe dashamirësia e shqiptarëve.
S. Topi
Ky lajm është publikuar: 04/02/2009