E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Pritje në pallatin e brigadave për marrjen e ftesës për në NATO

 

Presidenti i republikës Bamir Topi ka organizuar në pallatin e brigadave një pritje në rang personalitetesh me rastin e marrjes së ftesës për në NATO. Në fjalën e mbajtur para të ftuarve ai ka nënvizuar meritën e popullit shqiptar në marrjen e ftesës dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për vendet anëtare të Aleancës që kontribuan në arritjen e këtij suksesi. Në këto kushte ka theksuar Topi tashme e rëndësishme është që të tregojmë gadishmëri për sfidat që na presin deri në anëtarësimin e plotë. Ai e ka vlerësuar marrjen e ftesës si një përgjegjësi të politikës në vend, për të çuar ashtu si duhet vendin në gjirin e familjes natyrale.Pjesmarrës në këtë pritje ishin personalitete të shquara nga kultura, media dhe sporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›