E Diel, 1 Nëntor 2026

Bush, presidenti i rekordeve të amerikanëve

 

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush po përgatitet të largohet nga detyra me peshën e kritikave të ashpra të opinionit publik, sipas sondazheve të fundit të “New York Times”/”CBS News”. Të pyetur për performancën e Bushit gjatë tetë viteve të fundit, vetëm 22 për qind e opinionit thanë se e aprovojnë atë. Kjo bën që Bush të ketë përqindjen më të ulët të mbështetjes në historinë e presidentëve amerikanë. 73 për qind e amerikanëve nuk e aprovojnë punën e Bushit gjatë dy mandateve të tij. Ky mosmiratim e ka ndarë edhe Partinë Republikane, pasi veç demokratëve dhe të pavarurve që janë kritikë ndaj tij, edhe 34 për qind e republikanëve nuk e pëlqejnë punën e tij. Paraardhësit e Bushit janë larguar nga detyra me pikë aprovimi për punën e bërë nga 68 për qind për Ronald Regan dhe Bill Klinton, në 44 për qind për Xhimi Karter. Babai i Bushit u largua me 54 për qind pikë. Në sondazhet që nisën në administratën e Franklin D. Ruzvelt, Bush ka qenë ekstremisht presidenti me pikët më të larta dhe me pikët më të ulëta të aprovimit. Bush fitoi 90 për qind të mbështetjes së amerikanëve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›