E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush vlerëson Italinë për rolin në Kosovë

 

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, ka mbështetur shtetin e ri të Kosovës, duke kërkuar vendosjen e shpejtë të misionit evropian, EULEX në tërë vendin. Gjatë takimit me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, Bushi ka falënderuar Italinë për ndihmën e dhënë në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit. “Të dyja vendet tona mbështesin Kosovën e pavarur dhe demokratike dhe ne po punojmë, që misioni evropian të vendoset në gjithë territorin e Kosovës”, tha Bush. Ndërsa kryeministri italian, Silvio Berluskoni është shprehur pro bashkëpunimit të mëtejshëm të dy vendeve, madje edhe në zgjidhjen për krizën financiare, që duket se ka mbërthyer të gjithë rruzullin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›