Vjeshta e Kol Jakovës
Maj 1950. Kol Jakova u ul dhe një herë përbri tablosë ku buzëqeshte vjeshta në divanin e thjeshtë të shtëpisë së tij. Në pikturë ngjyrat e vjeshtës po fillonin të merrnin ngjyrën e dimrit dhe ato ngjyra bashkë me Jakovën nuk donin ta pranonin ndarjen. Por Jakovës nuk i pëlqente trishtimi i ndarjes. Ai donte ta kujtonte gjithnjë të tillë atë pikturë, me një vjeshtë të bukur, zhytur thellë brenda saj. U ngrit e mori ndër duar dhe u nis drejt Galerisë Kombëtare të Arteve. Më 10 maj të po këtij viti, ai ia shiti "Vjeshtën" këtij institucioni.
Në Shqipërinë e pasluftës, Jakova, ish-partizan, e kishte pasur atë pikturë si muzën që e çonte në mbrëmje plot dëshirë drejt tryezës së shkrimit. Por socializmi që po merrte çdo ditë e më tepër formë nuk mund t‘ia ofronte këtë luks një familjeje të thjeshtë, qoftë dhe një artisti që premtonte si Jakova të mbante në shtëpinë e tij një tablo të piktorit të njohur rumun Nicolae Grigorescu.
Ndaj Jakova shkoi vetë drejt Galerisë së Arteve (në atë periudhë sapo kishte nisur të mbushte me vepra fondin e saj) dhe e shiti "Vjeshtën" për një shumë parash që do t‘i hynte në punë artistit të ri në Shqipërinë komuniste.
Në skedën që kjo pikturë ka në Galerinë e Arteve nuk shënohet asgjë mbi origjinën e saj dhe se si mbërriti ajo në duart e Kol Jakovës. Pas kaq vitesh, ajo shihet si punët më të vyera në morinë e veprave që ky institucion ruan në fondin e tij.
Grigorescu, një piktor që adhuronte natyrën, e ngjizi atë në punët e tij. Çdo pëllëmbë romantike e Rumanisë së viteve që ai jetoi gjendet në koleksionin e pikturave që la pas. "Ai është mjeshtri që i dha tonin gjeneratës së fundit, një rumun me gjithë shpirt dhe në të gjitha aspektet e veprës së tij", shkruan kritiku i artit Henri Focillon.
Ai ishte rumun për nga butësia, lirizmi i hollë, cilësia e simpatisë që ai vë në pikturën e tij, në zgjedhjen e motiveve të një melankolie të shtrirë, apo të një intimiteti ëndërrues për atë që është përkëdhelëse e shpirtërore në mënyrën e tij. "Në historinë e pikturës rumune, Grigorescu nuk është një gjeni i izoluar, një flakë e ndritur në një peizazh të shkretë. Ai pati kopjues dhe vazhdues. Ai krijoi një shkollë jo thjesht dishepuj, por e ngritur sidomos mbi gjëra të përbashkëta", thotë Focillon.
Por piktura rumune nuk përfaqësohet vetëm me Grigorescu-n në fondin e Galerisë së Arteve. Magdalena Rodulescu, bohemia e ngjyrave dhe gruaja që magjepsi burrat më të njohur të kohës, ndodhet në këtë institucion me punën "Portret burri". Kjo vepër i është falur galerisë në vitin 1987 dhe nuk shënohet emri i autorëve që e kanë pasur.
Magdalena Rodulescu ka lindur në Jug të Rumanisë. Deri në moshën 18-vjeçare është rritur në Konstancë, në mes të tingujve të melodive të Bahut dhe Mozartit, që e ëma dhe i vëllai i luanin shpesh në piano. Pas studimeve në Mynih e më vonë në Paris, ajo jetoi në Rumani më pas në Francë, deri në vitin 1947, kur u vendos përfundimisht në Paris.
Në dosjen e saj në Galerinë e Arteve gjejmë një mori studimesh që studiuesja e artit Eleni Laperi ka bërë mbi punët e saj. Laperi e ndan krijimtarinë e Magdalena Rodulescu-t në disa periudha.
Në periudhën e parë të krijimtarisë së saj, 1940-1947, janë portretet ku figura është gjithmonë në plan të parë. "Peizazhi në veprën e saj asnjëherë nuk është peizazh i mirëfilltë: gjithmonë në plan të dytë, në funksion të figurave, apo si studim për skenografi", shkruan Laperi. Për një periudhë ajo punoi si skenografe në Teatrin Kombëtar, e ftuar nga Viktor Eftimiu, drejtori i parë i tij. "Magdalena ka bërë siparin e parë të teatrit, një perde madhështore, impresionuese, e cila nuk është më. Dhe nuk dihet ç‘është bërë. Ajo ishte mike e Viktor Eftimiut, të cilit i ka dhuruar shumë piktura, pjesë e rëndësishme e koleksionit të tij falur muzeut tonë", thotë Ivaniç.
"Ajo grua e bukur boheme, që nuk i bindej asnjë rregulli me veshje krejtësisht origjinale, kaloi si furtunë aroma në jetën e shumë burrave, disa prej të cilëve janë emra të mëdhenj të artit botëror si Xhakometi, Brankushi, etj., martohet me piktorin e njohur italian Masimo Kampilic, e më vonë gjatë një qëndrimi në Rumani martohet me gazetarin rumun Klonaru", shkruan Laperi.
Ngjyrat që i pëlqejnë më shumë Magdalenës janë e bardha, bluja, kafja. Pastaj me penel vizaton në mënyrë krejt të sajën gjerdanë, veshje, duar, buzë dhe sy gjithmonë mjaft të theksuar me një vështrim diku nëpër ëndërr apo në soditje. Sipas Laperit, Parisi ka ndikuar në pikturën e saj. "Në veprat e saj dallohet qartë shpirti i lirë, shpirti rebel i njeriut që dëshiron të rrokë gjithçka, është i etur të provojë gjithçka edhe magjinë e zezë. Masoneri, valle e dervishëve, cirk, kuaj, karnavale, engjëj që luajnë në violinë, i riu shqiptar, ciganë, gra të bukura, burra të hijshëm, njerëz të shëndetshëm, shpirtra të lirë. Po shenjtorët e Magdalenës nuk janë po aq mëkatarë sa dhe ne, njerëz aspak asketë, madje plot dëshira për të shijuar bukurinë e tyre", shkruan Laperi.
Eftimiu ka një koleksion të rrallë të pikturave të saj, mes të cilave dhe peizazhe nga Shqipëria. Dikur ai i pat thënë Magdalenës që nuk i pëlqente peizazhet pa figurë, ndaj duhet të shtonte në to dhe njeriun…
Veprat e këtyre autorëve të njohur rumunë janë vetëm një pjesë e morisë së veprave që ky institucion posedon. Por duke u ndalur te këto vepra dhe te ky autor, ndoshta do të ishte mirë që ky institucion t‘i prezantonte më shpesh ato. Të gjithë do të donin ta shihnin "Burrin" e Magdalenës, apo "Vjeshtën" që Kol Jakova e deshi aq shumë. Interesante do të ishte një ekspozitë e punëve të këtyre autorëve në galeri. Në shënimet e Laperit gjejmë një dëshirë të saj për të pasur më shumë punë të Magdalenës në muret e Galerisë. "Ato mezi e presin Magdalena Radulescun", shkruan ajo. Ndoshta do të ishte më bukur që ekspozitat rutinë dhe gati- gati pa ndonjë vlerë të veçantë që ky institucion ka pasur këto kohë të zëvendësoheshin me vepra të autorëve të konfirmuar për vlerën e tyre.