Bushati: Aleanca Demokristiane synon që të jetë Partia e tretë në Shqipëri
Mblidhet Kryesia e ADK-së
Zhvilloi mbledhjen e saj te radhes Kryesia e Partise Aleanca Demokristiane nen drejtimin e z.Zef Bushatit, kryetar i ADK-se. Kryesia ne rendin e dites diskutoi rreth platformes politike qe kjo parti do te përgatise per ta propaganduar gjate vitit 2012 si dhe rreth organizimit te vazhdueshem te saj. Aleanca Demokristiane po punon qe te jete forca e trete politike ne Shqiperi - tha ne fjalen e tij z.Bushati - kush ka deshire qe te bashkohet me ADK-ne eshte i mirepritur. Ne nuk kemi kohe per te humbur. I konsumuam te gjitha perpjekjet tona per t’u bashkuar ne nje subjekt te vetem demokristian. Ishim ne të ADK-se qe ngritem nje grup pune dhe u kerkuam takim z.Ndoka e z.Lesi per te diskutuar se bashku modalitetet rreth bashkimit. Por nga ana e tyre na u servir vetem nje buzeqeshje false dhe i perdoren takimet tona per propagande mediatike. Tani ADK do te vazhdoje punen e saj e cila nuk ka kthim mbrapa. Aleanca Demokristiane perfaqeson "te bardhen" e spektrit politik. ADK nuk eshte as "blu" dhe as "e kuqe". Asnje prej drejtuesve te saj nuk eshte akuzuar per korrupsion. Eshte e vetmja kryesi e nje Partie politike shqiptare qe asnjeri prej anëtareve te saj nuk eshte akuzuar as per imoralitet, apo perfshirje ne afera te trafikut te droges e te prostitucionit. Te bejme thirrje qe intelektuale e njerez te ndershem te bashkohen me ADK-ne e qe se bashku te shpetojme Shqiperine nga korrupsioni, kriminaliteti, prostitucioni, droga dhe te gjitha fenomenet negative. Vetem mbas dy muajve nga dita e filllimit te aktivitetit politik te ADK-se 9 mije shqiptare na e dhane voten e tyre dhe 30 keshilltare u zgjodhen per te na perfaqesuar ne pushtetin vendor. Ne zgjedhjet e 2013-ës, ADK-ja do te jete forca e trete politike – perfundoi fjalen Bushati.
NenKryetari z.Nikolin Kurti gjate fjales se tij nenvizoi rendesine e madhe te hartimit te nje platforme politike e krahas saj pjesëmarrjen aktive gjate festimeve qe duhet te kryhen gjate ketij viti, i cili eshte viti jubilar i 100 Vjetorit te shpalljes se Pavaresise, ku rendesi ka edhe fakti qe duhet te nenvizohet edhe kontributi i madh i demokracise kristiane shqiptare per arritjen e ketij akti madhor e historik per Shqiperine e shqiptaret. Dr.Prof. Lush Susaj ne vijim te kesaj çështjeje kujtoi mjaft prej personaliteteve qe me kontributin e tyre kane mbetur ikona ne historine e pavaresise. Sekretari i Pergjithshem Anton Boçi, Nenkryetarët Kujtim Gjuzi, Prof Dr. Leonard Agora, Shkresa Proseku, Sekretarët Av.Lekë Vatnika, Genc Rama, Enver Tabaku, etj, ne fjalen e tyre theksuan faktin se tashme ADK nuk ka me kohe per te pritur por eshte pikerisht momenti me i pershtatshem per t’u hedhur ne aksione konkrete politike me qellim qe elektorati te krijoje bindjen e ta votoje kete force politike qe e ndihmon Shqiperine drejt integrimit dhe antaresimit ne BE e ne familjen Europiane. Ne perfundim Kryesia e ADK miratoi propozimin per hartimin e nje platforme politike.