E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Rama të lërë teatrin dhe të kalojë buxhetin me ndryshime

PS-91 e konsideron debatin politik mbi buxhetin e Tiranës një plan të pergatitur mire nga Rama per te mbuluar pazaret Rama- Berisha mbi kushtetutën,Gërdecin,Kodin Zgjedhor apo Reformën mbi Prokurorinë,- kështu u shpreh dje në një deklaratë për shtyp, kryetari i saj, Petro Koçi. PS-91 kërkon qe Rama ta leje mënjanë teatrin dhe te ulet si nje njeri i rritur tashme, me grupet e këshilltarëve qe buxheti te kaloje me ndryshimet e nevojshme, dhe pa blere votat e aleateve te Berishës,- u shpreh Koçi.
Sipas Koçit, propozimeve per ndryshime ne projekt-buxhet, Rama iu pergjigj me nje gjuhe provokuese dyjavore te 2 zëdhënësve mistrece te tij kundër socialisteve te LSI. Dukej qarte se interesi politik i Ramës, vijoi Koçi, ishte vota kundër e LSI ne Këshill, prandaj mbylli me dhune çdo hapësirë per ndryshime dhe mirëkuptim.
Ai tha se Ramës i duhej me çdo kusht qe votën kundër te LSI ta shiste si bashkim te saj me PD.Rama harron se vota e opozitës kundër buxhetit Berisha ne Kuvend, nuk ishte as antiqytetare, as shprehje e interesave personale dhe as bashkim i votuesve kundër me Ramën,- tha Koçi. PS-91 votoi kunder buxhetit Berisha pa bërë ndonjë bashkim me teknologjinë Berisha te PS se,- përfundoi Koçi.

Email This Klikime: 12

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›