Cerrik, bashkia mbjell 420 drure dekorative
Cërrik, 6 Shkurt, 14:40, NOA - Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në qytetin e Cërrikut me një fond prej 1.2 milionë lekësh përfshihet ndër prioritetet e investimeve të bashkisë së qytetit, këtë vit.
Ka nisur puna për të mbjelle 420 drurë dekorative, mimosa, ligustra, blirë etj. Rrugët kryesore ku do të mbillen këto drurë janë bulevardin kryesor, bulevardi që të çon te varrezat, unaza, etj.
Sekretari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doko tha se “1.2 milionë lekë, nga të ardhurat e bashkisë janë investuar për mbjelljen e këtyre pemëve dekorative”.
“Gjatë dekadës së fundit në këtë qytet sipërfaqet e gjelbëruara, duken ndjeshëm të pakësuara”- theksoi Doko.
Kjo nisëm e bashkisë sensibilizon të gjithë qytetarët të mirëmbajnë dhe të ruajnë gjelbërimin e qytetit dhe pastërtinë e tij.
s.f/NOA