Deputeti i LSI, Braho, padi Edi Ramës

Ditën e djeshme deputeti i LSI zoti Spartak Braho ka kërkuar ndjekje penale për Edi Ramën me akuzën shpërdorim detyre dhe falsifikim. I pyetur nga gazetarët, deputeti Braho ka thënë se aventura e kryebashkiakut ditën e votimit në Këshillin Bashkiak përbën shkelje të rënda që dënohen penalisht. Sipas Brahos, Rama ka falsifikuar votimin në momentin që ka deklaruar se janë 29 vota pro buxhetit.
Ndërkohë që ky kryebashkiak ka kryer aktin e shpërdorimit të detyrës, për arsye se ka marrë tagrin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, në momentin kur ka filluar numërimin e votave. Deputeti i LSI Braho sqaroi seatributin e drejtimit të mbledhjeve të këshillit Bashkiak e ka kryetari i këtij Këshilli dhe jo kryetari i Bashkisë. Këto detyre janë të sanksionuara me ligj,- ka thënë Braho,- dhe nuk mund ti shkelë askërkush qoftë ky edhe Edi Rama.
Email This Klikime: 208
Email This Klikime: 208