Bushati: “Nuk e kemi frikë Skocinë”
Trajneri i Kombëtares U-21 zbardh listën në përballjet e dyfishta me skocezët. Shpresat nisin më 28 mars aventurën në eliminatoret e Europianit U-21, 2011
Dash Frashëri
Trajneri i Shqipërisë U-21, Artan Bushati, bëri publike listën e 22 lojtarëve të thirrur për sfidat e dyfishta me Skocinë, më 28 mars në Elbasan (15:30) dhe më 1 prill në Falkirk. Shqipëria U-21 nis më 23 mars përgatitjet për aventurën e saj të parë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-21, 2001. Shqipëria bën pjesë në grupin 10 së bashku me Skocinë, Bjellorusinë, Austrinë e Azerbajxhanin. Ndeshjet fillojnë më 28 mars dhe përfundojnë më 7 shtator 2010.
BUSHATI - Trajneri Bushati gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh i vlerësoi ndeshjet me Skocinë shumë delikate. “Kundërshtarët janë shumë të fortë. Mesa kam mësuar, shumica luajnë në kampionatin anglez, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë superiore të Skocisë. Nuk besoj se janë një ekip për të mos u frikësuar”.
VENDASIT- Lista “anti-Skoci” prej 22 lojtarësh dominohet nga lojtarë që luajnë në kampionatet shqiptare, ku mbizotërojnë klubet e Flamurtarit (3 lojtarë), Partizani (3), Tirana (3), Teuta (3). Besa e Elbasani kanë nga një lojtar në listë. Olsi Teqja i Kastriotit është i vetmi lojtar që luan në Kategorinë e Parë.
LEGJIONARËT – Vetëm pesë lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja janë thirrur nga trajneri në përballjet me Skocinë: mbrojtësi i Belasica Petrich në Bullgari, Ditmar Bicaj; mesfushori i Angers në Ligën 2 franceze, Semiran Çela; sulmuesi i Spartakut të Varnës në Bullgari, Enco Malindi; sulmuesi i Ravenës në Serinë C1, Brian Filipi; si dhe sulmuesi kosovar i Vorskla Poltavës në Ukrainë, Ahmed Januzi.
ZYRTARE - Shqipëria U-21 ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare, ku ka arritur 18 fitore, 23 barazime dhe 56 humbje. Golaverazhi: 71 gola të shënuar, 173 gola të pësuar. Nga kundërshtarët e grupit 10, Shqipëria U-21 është ndeshur më parë me Azerbajxhanin në kualifikueset e Kampionatit Europian 2009: barazoi 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë.
MIQËSORJA - Ndeshja e fundit ndërkombëtare e Shqipërisë U-21 është ajo kundër Maqedonisë në Ohër, më 19 nëntor 2008, ku kuqezijntë fituan me rezultatin e pastër 3-0: golat nga Hysa (18’), Vila (45’) e Arbëri (80’), të tre të thirrur kundër Skocisë. Miqësorja e fundit është ajo e fituar 1-0 me Partizanin në Kamëz.
SKOCIA – Edhe trajneri i Skocisë U-21, Billi Stark, e ka bërë të ditur listën e tij prej 20 lojtarësh, ku janë thirrur lojtarë të Rejnxhërsit, Sëlltikut, Falkirkut, Dandi Junaitid, Aberdinit, Hibernians (të gjitha ekipe skoceze), Aston Vilës e Bërnlit (në kampionatet angleze).
AUSTRIA - Kundër Austrisë U-21, Shpresat kanë regjistruar dy fitore në eliminatoret e Kampionatit Europian 1984. Shqipëria bënte pjesë në atë kohë në Grupin 6, së bashku edhe me Gjermaninë Perëndimore e Turqinë. Me Austrinë fituam 2-1 në Vjenë dhe 3-0 në Tiranë. Në çerekfinale Shqipëria u eliminua nga Italia me dy fitore 1-0 të italianëve.
SHQIPËRIA U-21
1.Shpëtim Moçka Flamurtari
2.Sulejman Hoxha Dinamo
3.Renato Malotaj Partizani
4.Ditmar Bicaj Belasitsa
5.Franc Veliu Flamurtari
6.Bazjon Tragaj Besa
7.Sabien Lilaj Tirana
8.Emiljan Vila Teuta
9.Enco Malindi Spartak Varna
10.Erando Karabeci Partizani
11.Vilfor Hysa Teuta
12.Ahmed Januzi Vorskla
13.Polizoi Arbri Bylis
14.Alban Dashi Partizani
15.Semiran Çela Angers
16.Brian Filipi Ravena
17.Jozef Thana Teuta
18.Renato Hyshmeri Elbasani
19.Olsi Teqja Kastrioti
20.Ergys Sorra Tirana
21.Migel Metani Tirana
22.Ardit Shehaj Flamurtari
SKOCIA U-21
1.Xhemi Berklej Falkirk
2.Skot Gallaçer Rangers
3.Alan Martin Barou
4.Paul Kadis Dundee United
5.Brian Easton Hamilton
6.Paul Hanlon Hibernian
7.Xhejsën Marr Celtic
8.Kris Miçell Falkirk
9.Thomas Skobi Falkirk
10.Skot Arfield Falkirk
11.Beri Banan Aston Villa
12.Xhon Flek Rangers
13.Kevin MekDonald Burnley
14.Stefën MekGin St. Mirren
15.Endrju Shini Dundee
16.Luis Stevenson Hibernian
17.David Guduili Dundee United
18.Rori Loj Dunfermline
19.Kris Maguire Aberdeen
20.Xhemi Mërfi Motheruell
Bilal Velija në provë me Lov Hamin
Me pëlqimin e drejtuesve të skuadrës së Besës, mbrojtësi Bilal Velija i është bashkëngjitur ekipit të Ligës së dytë të Norvegjisë, Lov Ham, të cilët gjenden në përgatitje në Palma de Mallorca të Spanjës. “Këtu kam ardhur të dielën dhe nga dita e martë do të filloj me stërvitje. Menaxheri më ka thënë se 90 për qind e punës është e kryer, pasi norvegjezët nëpërmjet të disa CD-ve e kanë pëlqyer lojën time. Tani do të stërvitem me lojtarët e tjerë dhe do të qëndroj deri në fund të përgatitjeve. Nëse merremi vesh për kushtet që do t’i kërkoj, atëherë nuk do të kthehem në Shqipëri, por do të vazhdoj rrugën për në Norvegji. Pra, tash varet gjithçka nga kushtet ekonomike”, - u shpreh Velija, duke theksuar se kushtet stërvitore në Palma de Mallorca janë fenomenale. “Kushtet janë fantastike, vetëm mund të ëndërrohen. Jam shumë me fat që gjendem këtu dhe që do të qëndroj për disa ditë, sepse klubi ka tri ditë që ka ardhur në Spanjë. Unë edhe ashtu jam i përgatitur, mirëpo këto stërvitje do të më ndihmojnë edhe më shumë për të arritur qëllimin tim”. Kampionati i futbollit në Ligën e dytë të Norvegjisë do të fillojë në muajin prill.
18 Mars 2009