Lorik Cana si Dejvid Bekam?
Mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, ka dëshirë t’u rikthehet dashurive të mëparshme. Futbollisti, simboli i markës belge të veshjeve Bikembergs, ka deklaruar ditët e fundit se ai do të dëshironte të udhëtonte me Marite e François Girbaud, pasi ai “i adhuron për atë që bëjnë”. Meritë e François Girbaud është shtëpia e modës franceze. Gjithsesi, Cana ka siguruar se prioriteti i tij është futbolli. “Unë nuk dua të hallakatem, por ata më kanë ftuar në Milan për të parakaluar në sfilatë”, - citohet të ketë thënë Cana për gazetën franceze “Le Parisien”.
Lorik Cana ka pozuar në kopertinën e numrit të parë të revistës “Surface” dhe i ka bindur të gjithë për vlerat që ka, - shkruhet në faqen franceze purepeopel.fr, që ka vendosur edhe titullin “Futbollisti i bukur i Marsejës, e ardhmja si Bekam”.
18 Mars 2009