E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Nuk kam folur kundër ndërkombëtarëve

 

Deputeti socialist Ditmir Bushati, sqaron se në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, të zhvilluar dy ditë më parë dhe ku PS doli me vendimin për të bojkotuar seancat e parlamentit, duke i vendosur disa kushte maxhorancës, nuk ka artikuluar qëndrimin kundër deklaratave të përfaqësuesve të lartë evropianë. Bushati, i cili nuk pranoi dje të bëjë publik prononcimin e tij në mbledhjen e grupit, u shpreh se “në shenjë respekti ndaj lexuesve të gazetës ‘Panorama’, dua t’ju bëj të qartë se batuta e mësipërme është kryekëput e pavërtetë dhe nuk ka asnjë pikë takimi me etikën qytetare, formimin akademik e profesional dhe as me angazhimin tim politik e publik. Kam qenë, jam dhe do të jem edhe në të ardhmen një bashkëpunëtor i ngushtë i komunitetit ndërkombëtar që asiston Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokratizimit dhe transformimit europianizues”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›