Sexy me veshje popullore
Modelet pozojnë
me veshje pop
ullore. Mund
të jetë edhe kështu. Në vend të veshjeve ekstravagante, bashkëkohore, që tregojnë format e përkryera të trupit të admirohen nga sytë e të tjerëve, vajzat e pasarelave zgjedhin për të pozuar me veshjet e dikurshme të stërgjysheve të tyre.
Fjala është për veshjet popullore kosovare. Të bukura në fakt.
Veshjet janë përzgjedhur nga agjencia e modës “Bora Fashion”, që i përkasin krahinave të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Albumi i sapopublikuar titullohet “Veshjet tradicionale shqiptare në Kosovë”, dhe pjesë të tij janë shumë nga veshjet që i rezistuan kohës, duke qenë edhe sot disa prej tyre të përdorshme, jo vetëm në aspektin artistik. Fotografitë e realizuara nga Shkëlzen Rexha, në album janë të emërtuara të gjitha sipas vendeve dhe rajoneve, si për shembull, veshja e Rekës (rajon në anën e Gjakovës), veshja shkodrane, e Hasit, e Rugovës, e Drenicës dhe shumë të tjera. “Gjatë punës sonë kemi mbledhur veshje në rajone apo treva ku ato janë ruajtur me kohë të gjatë, duke ruajtur etnitetin dhe kanë bartur edhe një tjetër dukuri, që ka qenë më e fuqishmja, është ruajtur veshja si simbol i kombit”, shkruhet mes të tjerash në parathënien e këtij katalogu, të punuar nga kreatorja gjakovare, Bora Balaj. Janë kryesisht 172 fotografi, ndërsa veshjet tradicionale i mbajnë modele të njohura të Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Sipas fotografit Rexha, fotografitë janë realizuar në vende të ndryshme të Kosovës, si në Gllogjan, tek Kullat e Haradinajve, fshatin Junik, Isniq, Bogë, Pejë, Rrugovë, Gjakovë, por edhe në qytetet shqiptare, si Shkodra, Fieri, Gjirokastra... etj.
“Eksplorimi i traditave dhe dokeve shqiptare, duke qenë në opus të gjerë, u bë lëndë studimi për shumë hulumtues të huaj që donin të dinin më shumë për shqiptarët. Ndërsa puna që bëri Gjeçovi në kërkime e sinteza i dha botës jehonë kulturore, brenda vendit dha jashtë saj, për gjenezën e mendësinë shqiptare, duke e përshkruar lashtësinë e këtij populli”, thuhet në një parathënie të Pal Lekaj. Por veshjet popullore shqiptare ndryshojnë nga vendi në vend, ndryshojnë nga përdorimi në moshë dhe nga akti solemn me akte rituale. Në këtë libër-album, i cili më vonë mund të bëhet edhe program shkolle, përbëhet nga 172 faqe. Të gjitha fotografitë janë me ngjyra. Ndërsa botimi i albumit është bërë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Kushton 25 euro. Ky botim është i mbështetur nga Bashkia e Gjakovës.