Pa pensione, nuk u verifikohen vitet
07/09/2009 DURRES- Shumë persona që kanë mbushur moshën e daljes në pension ende nuk kanë mundur të përfitojnë pensionin e pleqërisë në bazë të ligjit. Megjithëse kanë kaluar muaj të tërë dhe në raste të rralla edhe një vit nga ndërprerja e marrëdhënieve të punës për të filluar përfitimin e pensionit të pleqërisë, dhjetëra persona në qytetin e Durrësit janë në pritje të tij.
Problemet
Burime nga dega rajonale Sigurimeve Shoqërore në këtë qytet kanë pranuar se ka vonesa të tilla, por ato nuk lidhen me neglizhencën e tyre, apo për faj të punonjësve të tyre. Drejtori i këtij institucioni, Frederik Tufa, është shprehur se ka probleme me verifikimet e viteve të punës në disa ndërmarrje që vazhdojnë të funksionojnë ende si të tilla, apo dhe ndërmarrje që nuk ekzistojnë më. Kreu i drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka përmendur në këto ndërmarrje Portin, ndërmarrjen e Bonifikimit në Shkozet, ish-ndërmarrjet bujqësore, qendrat arsimore etj. Sipas Tufës, vonesa ka pasur për verifikimin e viteve të punës për personat që janë punësuar në portin e Durrësit. Në vitin 1997 një pjesë e konsiderueshme e arkivave të portit u dogjën nga trazirat e atij viti dhe në këtë mënyrë është e vështirë që të merret një vendim. Nga ana tjetër shumë persona që kanë mbushur moshën e daljes në pension vonohen nga degët e Sigurimeve Shoqërore nga rrethet prej të cilave vijnë, pasi këto degë vonojnë shpesh me disa muaj konfirmimet që kërkohen nga dega e Sigurimeve të Durrësit. Mesatarisht punonjësit e drejtorisë rajonale të Durrësit marrin në shqyrtim një numër prej 200 dosjesh në muaj, proces i cili nuk është i lehtë dhe kërkon zbatimin e disa hallkave deri në miratimin e pensionit të pleqërisë për secilin nga aplikantët. Ndonëse numri i dosjeve që merret në shqyrtim në një muaj nuk konsiderohet i ulët, drejtori Frederik Tufa është shprehur se personeli i kësaj drejtorie është i mjaftueshëm për të bërë një punë të tillë.
Mashtrimet
Ky institucion është përballur në këto vitet edhe me një sërë dosjesh lidhur me detyrimin ligjor për të bërë verifikimet reale të përfituesve të pensioneve. Policia e shtetit, sektori i luftës kundër krimit ekonomik e financiarë ka dërguar në Prokurori disa dosje, pasi nga kontrolli i disa dokumenteve të përfituesve të pensioneve është vërejtur se ka pasur falsifikime e fiktivitete në plotësimin e dosjeve. Janë më shumë se 1400 dosje të ish-punëtorëve të minierave që janë përfshirë në këtë kontroll ngase minierat janë edhe sektori më i përfolur për dhënie të padrejtë të pensioneve. Edhe pse nuk janë bërë publik emrat e përfituesve të denoncuar, mësohet se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë punuar asnjë ditë në nëntokë, ndërsa shumë të tjerë kanë shtuar fiktivisht vitet e punës.
NDËRMARRJET
Drejtori i këtij institucioni Frederik Tufa është shprehur se ka probleme me verifikimet e viteve të punës në disa ndërmarrje që vazhdojnë të funksionojnë ende si të tilla, apo dhe ndërmarrje që nuk ekzistojnë më. Kreu i Drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka përmendur në këto ndërmarrje Portin, ndërmarrjen e Bonifikimit në Shkozet, ish-ndërmarrjet bujqësore, qendrat arsimore etj. Sipas Tufës, vonesa ka pasur për verifikimin e viteve të punës për personat që janë punësuar në portin e Durrësit. Në vitin 1997 një pjesë e konsiderueshme e arkivave të portit u dogjën nga trazirat e atij viti dhe në këtë mënyrë është e vështirë që të merret një vendim. Nga ana tjetër shumë persona që kanë mbushur moshën e daljes në pension vonohen nga degët e Sigurimeve Shoqërore nga rrethet prej të cilave vijnë, pasi këto degë vonojnë shpesh me disa muaj konfirmimet që kërkohen nga dega e Sigurimeve të Durrësit.