E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: “Ren kërkoi konsensus politik për zgjidhjen e krizës”



Në emër të Partisë Socialiste, deputeti i zgjedhur Ditmir Bushati tha se Oli Ren ka kërkuar dialog dhe konsensus për zgjidhjen e krizës politike në vend. Këtë kërkesë, sipas tij, ai ia ka drejtuar maxhorancës qeverisëse. “Do doja t’i referohem asaj që ai ka thënë konkretisht: ‘Rruga drejt BE-së kërkon reforma dhe konsensus politik. Në funksion të rivendosjes së konsensusit politik, unë i bëra apel z. Meta që t’i japë fund impasit dhe bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës’. Unë mendoj se deklarata e z. Ren është shumë e qartë dhe nuk ka nevojë për shfaqje haluçinative si ajo që për fat të keq shqiptarët panë mbrëmë nga ana e kryeministrit. Apeli i drejtohet fare qartë qeverisë për t’i dhënë një rrugëzgjidhje krizës ku ne jemi”, - është shprehur dje deputeti i PS-së, Bushati.

14 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›