E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Shqipëria rrezikon statusin. Të realizohen reformat

Partia Socialiste ka deklaruar se Shqipëria rrezikon statusin e vendit kandidat pasi nuk ka plotësuar asnjë nga standartet e Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PS-së Ditmir Bushati ka akuzuar kryeministrin Berisha se s`po bën përpjekje për të përmbushur reformat e rëndësishme për integrimin e vendit.

"Shqipëria rrezikon të humbë për të tretën herë statusin dhe ta rëndojë edhe më tej perspektivën e bisedimeve për anëtarësim, sepse Berisha nuk ka dëshirë të plotësojë edhe standardet më minimale që burojnë nga prioritete shtoi Bushati.

Duke iu referuar humbjes për herë të dytë të statusit, Bushati tha se kjo ndodhi për shkak të vrasjeve të 21 janarit dhe vjedhjes së votave, ndërsa këtë vit Berisha zgjedh në postin e Presidentit ministrin e tij të Brendshëm.

Opozita tha ai e ka dhënë kontributin e saj me vepra, duke krijuar një proces model të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, vlerësuar nga ndërkombëtarët, si dhe me votimin e ligjeve që kërkojnë 3/5. Ai bëri thirrje, maxhorancës që të përmbyllet sa më shpejt reforma e kërkuara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›