E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi:Ina Rama duhej të alarmohej nga shkeljet në prokurori

Eduard Halimi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë akuzave të bëra një ditë më parë në komisonin e ligjeve nga prokurorja e përgjithshme Ina Rama se ministria e drejtësisë ka hetuar jashtë kompetencave organin e akuzës.
 

Kreu i drejtësisë tha se kontrollet e ushtruara mbi prokurorinë janë në përputhje me kompetencat e ministrisë dhe se Ina Rama duhet të alarmohej për shkeljet e vartësve të saj dhe jo për monitorimin që është bërë nga ministria.
 

Deputetët e opozitës në komision kritikuan bashkëpunimin zero mes dy institucioneve ndërsa e kanë cilësuar të paragjykuar raportin e Ministrisë për Prokurorinë.
 

Të dhënat e 16 kontrolleve të ministrisë së drejtësisë në prokuroritë në rrethe konkludojnë se 15 % e prokuroreve kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Shkelja e afateve dhe zvarrija e hetimit janë plagët më të rënda të organit të akuzës sipas raportit të ministrisë së drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›