Klinton, Nishanit: Roli juaj jetik për demokracinë

Hilari Klinton
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu i ka përcjellë sot urimin e Sekretares Amerikane të Shteti, Hillari Klinton, presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani.
Mesazhi i plotë i sekretares Klinton
I dashur President i Zgjedhur,
Dëshiroj tju përcjell urimet më të ngrohta për zgjedhjen tuaj si president më 11 qershor. Pres me kënaqësi të punoj me ju në cilësinë tuaj të re si president për të ndihmuar në forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe për të çuar përpara aspiratat europiane të popullit shqiptar.
Posti juaj i ri është me rëndësi jetike për ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë së Shqipërisë dhe jam besimplotë që integriteti dhe gjykimi juaj do ti përshtaten përgjegjësive të mëdha që i ngarkohen presidencës. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbështesin punën tuaj të rëndësishme për të siguruar pavarësinë dhe efektshmërinë e institucioneve qeverisëse të Shqipërisë.
Sinqerisht juaja,
Hillari Rodham Klinton