Topi, Berishës: Analiza për korrupsionin të nisë nga vetja
"Të gjithë janë infektuar nga korrupsioni, por ne duhet të gjejmë diagnozën e duhur për ta luftuar këtë fenomen". Këto kanë qenë fjalët e Presidentit Bamir Topi, pas ceremonisë së organizuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë për ditën e Evropës.
I pyetur lidhur me sondazhin për korrupsionin në Shqipëri, kreu i shtetit kërkoi që "pushtetarët" të mos flasin për të tjerët, por të shikojnë si duhet të luftojnë korrupsionin brenda vetes. Presidenti Topi u shpreh se "atë që duhet të bëjnë institucionet, të gjitha pa përjashtim, duhet që me nota realiste, në mënyrë analitike të vlerësojmë në radhë të parë vetveten, pastaj të kalojnë në diskutime për të tjerët, sepse çështja e korrupsionit është si çështja e enëve komunikuese". Duke bërë një lloj paralelizmi, Presidenti Topi tha se "aty ku qarkullon uji, padyshim ka të infektuar me një fenomen të tillë". Duke deshifruar fjalët e numrit një të shtetit dhe duke i thënë ato në një gjuhë më të thjeshtë, mund të themi se aty ku ka para, ka edhe korrupsion. "Në rast se ne diagnostikojmë një fenomen të tillë, në rast se ne ndërgjegjësohemi dhe jemi koshientë, që korrupsioni duhet të luftohet në çdo lloj qelize, atëherë nuk do të kishte nevojë të bënim paralelizma, kush e ka më shumë, kush e ka më pak, por të gjithë duhet të punojmë që korrupsioni të luftohet në radhë të parë me zbatim të ligjit", tha Topi. Presidenti ka kërkuar që aty ku ligjet nuk janë të mjaftueshme, ose ka nevojë për t‘i mbushur vakumet, duhen bërë reforma dhe të gjitha ato që thuhen me fjalë duhet të realizohen me vepra.
Marrëdhëniet me Berishën
"Përplasjet" e fundit mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi kanë qenë në qendër të vëmendjes së shtypit të shkruar dhe elektronik. Lidhur me marrëdhëniet mes Berishës dhe Topit, ky i fundit i ka konsideruar ato institucionale dhe korrekte, duke mos artikuluar fjalët miqësore, të cilat, Presidenti Topi i përdorte gjatë kohës kur ka qenë pjesë e PD-së në funksionin e nënkryetarit të partisë. "Një njeri që okupon në një moment të caktuar një institucion, duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të zbatojë me shumë rigorozitet të gjitha konturet që i jep ligji pozicionit të tij. Ndërsa në marrëdhënie, patjetër që ato ndërinstitucionale janë të domosdoshme, sepse këto projektohen pastaj edhe në gjendjen psikologjike të shoqërisë", tha Topi, duke shtuar se ai dhe Berisha shkojnë në mënyrë shumë korrekte.
Imuniteti
Në lidhje me çështjen e imunitetit të deputetit, Presidenti tha se "çështja e imunitetit të deputetit, në këndvështrimin tim, është që është Parlamenti ai që do të vendos, janë partitë politike, është e tillë që çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, sepse në rast do të kemi mbrojtje mbas imunitetit, atëherë të gjitha ligjëratat për korrupsionin mbeten në retorikë, mbeten demagogji". Topi ka theksuar se nisma për të hequr vullnetarisht imunitetin është më e mira.
Ndryshimet Kushtetuese
Kreu i shtetit ka theksuar se do të jetë gjithmonë inkurajues i reformave, kur ato përkrahen nga një mazhorancë partish apo numrash. Një ndër arsyet që Presidenti firmosi ndryshimet Kushtetuese, ishte fakti që ai mendoi se nuk kishte asnjë lloj mëdyshje për të miratuar ndryshimet që ishin me një mazhorancë prej 115 votash. Lidhur me apelin që Presidenti ka bërë para miratimit të ndryshimeve kushtetuese, Topi theksoi se vazhdon të ketë të njëjtën ide, që gjërat e rëndësisë së veçantë gjithmonë duhet të konsultohen dhe duan ekspertizë. "Produktet që janë të maturuara janë produkte që japin shansin që të jenë gjatë, të krijojnë stabilitet në shoqëri dhe të mos ketë kontestim", tha ai.
Për sondazhin
I pyetur lidhur me sondazhin për korrupsionin në Shqipëri, kreu i shtetit kërkoi që "pushtetarët" të mos flasin për të tjerët, por të shikojnë si duhet luftuar korrupsioni brenda vetes
Për Berishën
Pas 10 muajve që është shkëputur nga Partia Demokratike, Bamir Topi i cilëson marrëdhëniet mes Presidencës dhe Kryeministrisë si institucionale, pa artikuluar fjalët miqësore që i përdorte dikur
Për imunitetin
Sipas Presidentit, "çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, pasi në rast se do kemi mbrojtje pas imunitetit, të gjitha ligjëratat për korrupsionin mbeten në retorikë e demagogji"
Për Kushtetutën
Një ndër arsyet që Presidenti firmosi ndryshimet Kushtetuese, ishte fakti që ai nuk kishte asnjë lloj mëdyshje për të miratuar ndryshimet që ishin me një mazhorancë prej 115 votash