Dita e Evropës, Topi shëtitje me biçikletë
Dita e Evropës e hipën Presidentin Bamir Topi në biçikletë. Kreu i shtetit i është bashkuar dje turmës së të rinjve që kanë shëtitur me biçikletë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke synuar simbolikisht ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të 9 Majit, Ditës së Evropës, të quajtur edhe dita "pa makina". Në të morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore e vendore, të ambasadave, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqatave mjedisore. Gjatë kësaj ceremonie, Presidenti Topi, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se "është një kënaqësi e dyfishtë për mua, jo vetëm t‘ju përshëndes në këtë ditë të shënuar, sikurse është 9 Maji, Dita e Evropës, por t‘ju përshëndes edhe për këtë garë të bukur, që bëmë së bashku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit‘". Presidenti e vlerësoi si një moment të gëzuar që ndan këtë ditë me fëmijët, "me këtë brez, i cili ka jo vetëm kurajon, por edhe të gjithë interesin që të përgatitet si një qytetar i denjë i Evropës, në radhë të parë në bankat e shkollës, në shoqëri, për të qenë i denjë për familjen e tij dhe të gjithë së bashku të përbëjmë atë familjen e madhe shqiptare, për t‘u prezantuar në Evropë me vlerat tona më të mira, si qytetarë të denjë, si njerëz të denjë, që do të dinë të përballojnë të gjitha sfidat, që do të kërkojë integrimi ynë në Evropë". Pas fjalës përshëndetëse, Presidenti Topi u dhuroi nga një biçikletë dy prej nxënësve fitues, Ilmi Hasa dhe Françeska Pepi. Presidenti mori si dhuratë një prej pikturave të fëmijëve të ekspozuara në sheshin "Nënë Tereza".