Bushati i jep një shans Vilës dhe Shtubinës
Trajneri i Shpresave Artan Bushati, ai që do të drejtojë edhe Kombëtaren "B" kundër Milanit nesër, ka bërë publike listën e lojtarëve të zgjedhur për miqësoren që do të luhet në "Qemal Stafa". Përveç disa nga legjionarëve që luajnë jashtë, ai ka vendosur t'u japë mundësi edhe disa prej të rinjve më të talentuar të kampionatit shqiptar, si Vila, Shtubina, Sefa, Plaku dhe Veliu. Ndërkaq, Duro, Vangjeli, Salihi, Hyka dhe Ujkani do të jenë gjithashtu të gatshëm, pasi kanë marrë lejë nga klubet e tyre. Kombëtarja shqiptare "B" do të luajë kundër Milanit më 12 maj në stadiumin "Qemal Stafa". Takimi i vlefshëm për trofeun "Taçi Oil Albania Reads" do të fillojë në orën 19:00. Çmimi i biletave për këtë ndeshje është: tribuna kryesore (A), këtë herë do të jenë 10000 lekë (të reja); biletat e tribunës karshi, D1 dhe D3 kushtojnë 4000 lekë (të reja). Më pas tribunat prapa portës pritet të jenë 2000 lekë (të reja). Milan do të zbresë në orën 11:45 në aeroportin "Nënë Tereza" dhe do të niset menjëherë për në hotel "Sheraton" ku do të akomodohet. Në orën 16:30, Galiani, Ançeloti, Bekham, Kakà dhe Rezart Taçi do të dalin në konferencë për shtyp. Pas ndeshjes që do të nisë në orën 19:00 në "Qemal Stafa", do të organizohet një mbrëmje gala, ku do të zhvillohet një ankand me disa prej bluzave të lojtarëve kuqezi, në një kohë që skuadra italiane do të niset menjëherë për në Milano.
LISTA E LOJTARËVE
Samir Ujkani
Shpëtim Moçka
Kristi Vangjeli
Andi Lila
Elvin Beqiri
Ansi Agolli
Endrit Vrapi
Arjan Pisha
Franc Veliu
Ervin Bulku
Dorian Bylykbashi
Jahmir Hyka
Klodian Duro
Elis Bakaj
Gjergj Muzaka
Emilian Vila
Jetmir Sefa
Ndriçim Shtubina
Hamdi Salihi
Sebino Plaku
Migen Memelli