E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati merr "4 senatorë" për 3 pikë me Bjellorusinë

 

Nuk do të kishte shumë ndryshim për renditjen e skuadrës sonë në grupin 10 por gjithsesi trajneri Artan Bushati ka synime të qarta: dëshiron me çdo kusht tre pikë ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e fundit shtëpiake për kualifikimet e evropianit. Pikërisht për këtë fakt shkodrani ka kërkuar katër futbollistë nga Kombëtarja A, për të forcuar sa më shumë skuadrën e tij për këtë takim. Mbrëmë rreth orës 11:00 kanë mbërritur nga Estonia e largët në aeroportin e Rinasit, Samir Ujkani, Jahmir Hyka, Emiljan Vila dhe Franc Veliu. Që të katër këta futbollistë do të jetë pika kyçe e skuadrës sonë Shpresa për ndeshjen e ditës së nesërme ndaj Bjellorusisë. Pikërisht ndaj këtyre të fundit, Shqipëria e Bushatit pësoi një humbje të thellë 4-2, një muaj më parë. Me mbërritjen e katërshes së mësipërme pritet që U-21 të pësojë një ndryshim thelbësor në të gjitha repartet, ndërsa mund të aktivizohet edhe talenti 17-vjeçar i Olimpiakosit, Shkurtaj.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›