U-19, Kombëtare zhgënjyese humbet edhe ndaj Irlandës
Kombëtarja shqiptare U-19, e drejtuar nga Ramadan Shehu, është mundur në takimin e dytë për ndeshjet eliminatore të kampionatit evropian të kësaj grup-moshe, grupi 1 nga Irlanda. Golat për kundërshtarin janë shënuar nga Doran, në minutën e 56-të, me penallti, ndërsa Henderson, në minutën e 84-t, ka dyfishuar rezultatin. Kjo ishte ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare U-19, luajtur në San Marino, pas asaj me Italinë, të cilën e humbi me rezultatin e thellë 5-0. Për t'u theksuar për këtë takim ka qenë fakti se "kuqezinjtë e vegjël" kanë luajtur për më shumë se 35 minuta me dhjetë futbollistë pas daljes me karton të kuq të Alvaro Bishjat. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë do të luhet më 18 nëntor, ndaj San Marinos, në orën 15.00.
Irlandë-Shqipëri 2-0
Shënues: Doran 56' (p), Henderson 84' Kartonë të verdhë: Cunningham 52'/Tepshi 52', Tushe 89'
Karton i kuq: Bishaj 55'
Gjyqtar: Sandor Szabo (HUN)
Irlanda: Hanley, Touell, Cunningham, Gunning, Morrissey, Doran, Clifford, Mason, Hourihane (Murray 46') (Adam 70'), Henderson, Boyle
Trajner: Sean McCaffrey
Shqipëria: Rexhepi, Manuka, Shehu, Hoxha, Tepshi (Tushe 57'), Myftaraj, Hasani, Bishaj, Ruço, Vajushi (Pulaj 60'), Bala (Koni 82')
Trajner: Ramadan Shehu