Bushati merr titull nga Papa Gjon Pali II
19/10/2004 Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Zef Bushati, është shpallur dje prej Papa Gjon Palit të dytë "Kalorës i klasit të parë të kryqit të madh të Urdhrit të Pianos". Akordimi i titullit është dhënë me rastin e 26-vjetorit të qëndrimit në detyrë të Papa Gjon Palit. Me këtë rast në dorëzimin e urdhrit, Papa Gjon Pali është shprehur: "Duke pranuar me përzemërsi pikëpamjet e avancuara, e pasi kemi marrë lajmin për meritat e mëdha në dobi të Kishës Katolike, me kënaqësi tregojmë dëshminë e konsideratës së dashamirësisë sonë". Urdhri në fjalë është tepër i rëndësishëm në Kishën Katolike. Bushati ka marrë urdhrin e parë të Kryqit të Madh të Urdhrit të Pianos, nga katër të njohur si të tillë. Për Bushatin, kjo është një shenjë tepër e lartë.