Zgjedhjet e lira, faktor tepër i rëndësishëm
19/10/2004
Ministrja e Integrimit ka vlerësuar dje se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri janë një shans i madh në përballjen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas saj, institucioni që ajo drejton është angazhuar në plotësimin e standardeve të kërkuara. "Theksoj rëndësinë e madhe që Ministria e Integrimit dhe qeveria shqiptare i japin organizimit me sukses të takimeve me BE-në për vetë sensitivitetin e çështjeve që do të trajtohen në to. Procesi zgjedhor është një nga shtyllat kryesore të kërkesave politike të procesit të Stabilizim-Asociimit, ndaj dhe nga ana e Bashkimit Evropian këto çështje shihen me një përparësi absolute", tha në një konferencë të dhënë për shtypin, Ermelinda Meksi. Nga ana tjetër, ajo ka vlerësuar se është e rëndësishme rritja e nivelit të përfaqësimit të institucioneve shqiptare në bisedimet me Bashkimin Evropian. "Mendoj se ende ka vend për të përmirësuar diçka në punën e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit dhe ne si ministri jemi të angazhuar që kjo të ndodhë, pasi siç e kam thënë edhe më parë, ushtrimi i integrimit evropian është impenjues dhe i vështirë e kërkon kapacitete të mëdha koordinuese e profesionale", tha Meksi.