E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha për Veprim, slogani i fushatës së LSI

Kryesia e LSI miratoi dje sloganin e fushatës Koha për Veprim. Ndërsa LRI ka dalë më sloganin Rinia në Veprim. Miratohen disa kandidatura për deputetë në disa qarqe të vendit Kryesia e LSI, e mbledhur pasditen e djeshme mori disa vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen dhe suksesin e fushatës zgjedhore, bazuar në objektivat e LSI për të dalë forcë fituese në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kryesia e LSI miratoi sloganin e fushatës, i cili është Koha për Veprim. Ndërsa Kryesia e LRI miratoi sloganin Rinia në veprim. Ndërkaq, Kryesia e LSI miratoi disa kandidatura për deputetë në qarqe të ndryshme të vendit. Kjo kryesi miratoi si kandidatura për deputetë në Shkodër, përveç prof. Sokol Axhemit dhe ish- kampionit të sportit, Seit Fishta, edhe sociologen Nora Malaj. Ndërsa në Gjirokastër u miratuan si kandidatura për deputetë Prof. Luan Memushi dhe Genc Sinoimeri. Gjithashtu, në qarkun e Lezhës listën e kandidatëve për deputetë të LSI, do ta udhëheqë anëtari i Kryesisë Dr. Gjovalin Bushi. Kryesia e LSI miratoi listën e plotë të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Dibrës, që janë; Monika Kryemadhi, Agim Hysa, Ilir Balla, Bajram Krashi, Nazmi Kaja dhe Lutfije Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›