E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi: Kombëtarja ka kualitetin e duhur

Sipas menaxherit të skuadrës, Norvegjia nuk e ka mëforcën e dikurshme, fakt që duhet të shfrytëzohet nga kuqezinjtë

Ish-sulmuesi dhe njëkohësisht menaxheri i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Alban Bushi është i mendimit se skuadra i ka të gjitha mundësitë për të marrë maksimumin në sfidën e radhës. Shqipëria ka kualitetin e duhur për të arritur triumfin në sfidën e radhës ndaj Norvegjisë.

Kombëtarja e sotme ka shumë kualitet dhe si e tillë duhet  që të arrijë maksimumin në këtë sfidë, tha Bushi, i cili ka qenë një nga autorët e golave në barazimin 2 me 2 të arritur në Norvegji më 1998-ën. Lidhur me këtë fakt, sulmuesi ka shprehur dhe mendimin e tij.

Norvegjia e dikurshme ka qenë e fuqishme, ku ka pasur shumë lojtarë cilësorë në përbërje. Ajo skuadër ka qenë një kundërshtar shumë i fortë për të gjitha sekipet në evenimentet botërore dhe europiane ku ajo merrte pjesë, ku në përbërje ka pasur lojtarë cilësorë.

Për skuadrën aktuale mendoj se ajo nuk ka forcën e dikurshme, të cilën ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, tha Bushi. Ish-sulmuesi ka luajtur 65 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 14 gola.

Sipas menaxherit të ekipit, lojtarët duhet të japin maksimumin e potencialit të tyre në ndeshjen e radhës ndaj Norvegjisë. Duhet të luajmë të përqendruar dhe të mobilizuar kundër nordikëve, të cilëve duhet ti marrim atë që duam, tha menaxheri. Ish-sulmuesi është karakterizuar për grintën e tij, e cila ka qenë një motiv më shumë për skuadrën e dikurshme.

-Ish-sulmuesi e ka evidentuar këtë veti te e gjithë skuadra aktuale. Në ekip, tashmë kemi shumë elementë cilësorë, të cilët kanë aftësitë e duhura për të dhënë maksimumin në këtë sfidë kaq delikate. Në fushë, lojtarët duhet të bëjnë diferencën. Mendoj se një faktor pozitiv pr ne do të jetë dhe grinta që kanë lojtarët tanë, tha Bushi.             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›